A LEJOHET TË LËMË NJË DRITË NDEZUR NATËN NË SHTËPI?

Uncategorized

Pyetje: Selamu alejkum hoxh Allahu ju shperblefte me te mirat e dynjase dhe ahiretit. Ne e dime se nga syneti eshte qe te fiken dritat kur bim te fleme mirpo a lejohet me lan nje drite ndezet shkaku te nje moshuari qe e kemi ne shtepi dhe ai humb nese se lemi driten ndezet.Me ate qe eshte prej synetit duhet mbyllet dera me celc apo mjafton te mbyllet sepse ne smundemi ta mbyllim shkaku qe e kemi nje te moshuar dhe del naten ne banjo.

Hoxh i nderuar ne nje prej pyetjeve tuaja ne lidhje me hajmalite keni thene se duhet te jete njeriu me shkolle te larte po a smjafton veç dituriaAllahu ju shperblefte me te mira se vertet je nje hoxh per shembull, ke maturi ne pergjigje. Dhe Allahu ju shperblefte me te gjithe te mirat qe jane hajr per ty dhe familjen tende.Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, MëshirëplotitFalënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjyk imit.

Ue alejkumus selamu ue rahmetullahi ue berekatuhu! Amin edhe ju ju shpërbleftë Allahu në dy jetët!Në lidhje me pyetjen tuaj:“Ne e dime se nga syneti eshte qe te fiken dritat kur bim te fleme mirpo a lejohet me lan nje drite ndezet shkaku te nje moshuari qe e kemi ne shtepi dhe ai humb nese se lemi driten ndezet.”Përgjigja është se lejohet dhe se arsyeja për të cilin është ndaluar në hadithin i cili është në fjalë nuk ekziston. Në rastin e dritës është shumë më pak evident e si pasojë s’ka asgjë, sidomos kur arsye si rasti në fjalë apo fëmije të vogël, apo diçka të ngjashme me këtë.Për sa i përket pjesës së pyetjes:“Me ate qe eshte prej synetit duhet mbyllet dera me celc apo mjafton te mbyllet sepse ne smundemi ta mbyllim shkaku qe e kemi nje te moshuar dhe del naten ne banjo.”Asgjë s’ka në këtë mes dhe se s’ka tekst që obligon mbylljen me çelës të dyerve, vetëm nëse përbën ndonjë rrezik.

Ndërsa për pjesën e pyetjes:“Hoxh i nderuar ne nje prej pyetjeve tuaja ne lidhje me hajmalite keni thene se duhet te jete njeriu me shkolle te larte po a smjafton veç dituria?”S’e di se çfarë përgjigje keni për qellim se ka kohë që mund ta kem trajtuar.Kurse për fjalët e tua:“Allahu ju shperblefte me te mira se vertet je nje hoxh per shembull, ke maturi ne pergjigje.”Them se më mirë nami se nishani themi ne këtej. Uallahi më mirë se çdokush Ahmedin e njeh vetë Ahmedi. Sutreke ja rab,- i thonë një fjale.Elhamudilah, hoxhallarë të shquar ka tashme në të gjithë trojet shqiptare, felilahi elhamdu uel minneh.Ahmed Kalaja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *