Vjen lajmi i keq nga BE për Shqipërinë dhe rajonin, ja cfare vendosi BE

Për tu informuar i pari kliko lartë Follow ↗️↗️⤴️

Lajme të këqija nga BE për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që janë kandidate për anëtarësim:Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Komisioni Evropian ndryshoi rregulloren për autorizimin e eksporteve të vaksinave të prodhuara në territorin e BE.Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Kjo do të thotë se asnjë qeveri e vendeve jashtë BE, nuk mund të marrë vaksinave të prodhuara në një nga vendet e BE, nëse nuk merr më parë aprovim dhe autorizim nga BE. Ky vendim detyron të gjitha vendet brenda dhe jashtë BE, përfshirë Shqipërinë.

Ky zhvillim erdhi pasi Komisioni Evropian ka prezantuar parimet e reciprocitetit dhe proporcionalitetit si kritere të reja për marrjen e autorizimit të eksportit për 19 vaksina kundër Covid-19.Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Sipas këtij vendimi, para se të miratohet eksporti, do të merret parasysh niveli i vaksinimit në vend si dhe situata epidemiologjike e atjeshme. Qëllimi i kësaj mase, siç u tha në Bruksel, është t’u sigurojë qytetarëve të BE-së qasje në kohë në vaksinat. E thënë më qartë, BE kërkon tu japë prioritet qytetarëve të 27 vendeve të saj, para çdo shteti tjetër.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen deklaroi se BE është krenare që është shtëpia e prodhuesve të vaksinave të cilët prodhojnë jo vetëm për qytetarët e BE por edhe eksportojnë në të gjithë botën.

Në të njëjtën kohë, ajo paralajmëroi për valën e tretë të pandemisë në vendet anëtare dhe faktin që të gjithë prodhuesit e vaksinave ende nuk po përmbushin detyrimet e tyre kontraktuale ndaj BE.

“BE është prodhuesi i vetëm i madh që vazhdon të eksportojë vaksina në shkallë të gjerë në dhjetra vende. Por ne duhet të sigurojmë në kohë dhe në sasi të mjaftueshme dërgesat e vaksinave tek qytetarët e BE”, tha von der Layen.

Komisioni Evropian deklaroi se nga gjithsej 381 kërkesa të paraqitura, 380 prej tyre janë aprovuar dhe 43 milionë doza vaksinash kundër Covid-19 janë eksportuar nga BE në vendet jashtë saj, por nuk specifikoi cilat ishin këto vende.

Shqipëria, së bashku me vendet e tjera fqinje deri më tani ishin përjashtuar nga kërkesa për leje për importin e vaksinave të prodhuara në territorin e BE. Në këtë mënyrë ajo arriti të siguronte disa mijëra doza vaksina Pfizer-BioNTech dhe AstraZeneca, që të gjitha të prodhuara në vende të BE.

Duket se ky zhvillim i papritur në BE, ka detyruar qeverinë shqiptare të kthejë sytë jashtë BE. Dhjetë mijë doza Sputnik V erdhën nga vendet arabe dhe sot, priten të konfirmohen vaksinat kineze pasi Rama ka shkuar në Stamboll për të mbyllur marrëveshjen.

Komisioni Evropian këmbëngul se kjo masë shtrënguese “nuk është e drejtuar kundër askujt”, as për vendet fqinje, dhe veçanërisht as për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndonëse ato tani janë “në shënjestër”.

“Kjo nuk ka të bëjë me një bllokadë. Vendimi synon që të kemi transparencë kur bëhet fjalë për eksportin e vaksinave nga kompanitë që i prodhojnë ato në territorin e BE.”

“Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Komisionin Evropian dhe kjo është arsyeja pse ne po punojmë me kompanitë farmaceutike për të siguruar dërgesat për rajonin dhe shpresojmë që kjo të ndodhë së shpejti,” deklaruaj zyrtarë në Komisionin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *