S’ka Rehati Për Gjermaninë, Ja Çfarë Po Ndodhë Atje

Uncategorized

S’ka rehati për Gjermaninë, Ja çfarë po ndodhë atje-Lothar Wieler nga RKI insistoi se shkalla e infeksioneve me COVID-19 në Gjermani vazhdon të jetë shumë e lartë. Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Situata e koronavirusit në Gjermani mbetet “e tensionuar”, paralajmëroi të enjten kreu i agjensisë së sëmundjeve infektive të vendit, Instituti Robert Koch (RKI), raporton Cnn, transmeton lajmi.net. Lothar Wieler tha se pavarësisht suksesit të Gjermanisë në javët e fundit për të stabilizuar numrin e infeksioneve, “rastet në vend” mbeten shumë të larta”. Wieler vazhdoi duke thënë se “numri i të vdekurve në Gjermani po rritet nga java në javë” dhe “në disa rajone, spitalet janë në prag të tejkalimit të kapaciteteve”. Veçanërisht shqetësuese është përhapja e infeksioneve të koronavirusit në shtëpitë e kujdesit ku, sipas Wieler, shumë pacientë të moshuar mbi 80 vjeç janë në rrezik.

“Ne duhet të mbrojmë të moshuarit,” tha ai, duke treguar statistikat që tregojnë se “çdo person i pestë me COVID-19 në shtëpitë e kujdesit rrezikon të vdesë”. Kreu i njësisë së mbikëqyrjes së RKI, Ute Rexroth, paralajmëroi se virusi po qarkullon në nivele veçanërisht të larta midis grupmoshës nga 15 deri në 29 vjeç dhe po përhapet në brezin e moshuar. “Shkalla e incidenteve duhet të ulet,” tha ai, transmeton lajmi.net. Të enjten, Gjermania regjistroi 22,046 infeksione të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1,106,789, sipas të dhënave të RKI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *