SI TË MBROHEMI PREJ SHEJ’TANIT DHE VESVESEVE TË TIJ

Uncategorized

SI TË MBROHEMI PREJ SHEJ’TANIT DHE VESVESEVE TË TIJ.SI TË MBROHEMI PREJ SHEJ’TANIT DHE VESVESEVE TË TIJ.Allahu prej mirësisë së Tij ndaj robit i bëri disa shkaqe të cilat e mbrojnë robin prej shej’tanit dhe i ndihmojnë atij që nëpërmjet këtyre shkaqeve ta largon shej’tanin prej vetes.Në vazhdim do t’i ceki dhjetë prej tyre:1. Kërkimi i mbrojtjes tek Allahu prej shejtanit të mallkuar. (Duke thënë Eudhu bil-lahi mine shej’tani rraxhim).2.Leximi i dy sureve: el Felek dhe Nas.3.Leximi i ajetul Kursi (Bekare 255)

4.Leximi i sures Bekare.5. Leximi i dy ajeteve të fundit prej sures Bekare (ajeti 285-286).6. Leximi i tre ajeteve të para të sures Gafir.7.Thënia njëqind herë në ditë: “La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul Hamdu ve Huve ala kul-li shejin Kadir”.(S’ka të adhuruar përveç Allahut Një dhe të pashoq, Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi, Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send).

8.Përmendje e shpeshtë e Allahut, e sidomos thënia e dhikrit të mëngjesit dhe mbrëmjes.9. Marrja e abdesit dhe falja e namazit 10.Largimi prej shikimit të ndalur, largimi prej bisedave të kota, largimi prej përzierjes me njerëz mëkatarë e të shëmtuar dhe largimi prej vendeve ku qarkullojnë shejt’anët, si tregjet, etj.Nga arabishtja:Irfan JAHIU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *