Si falte namazin e sabahut i Derguari Allahut..?

Uncategorized

Kur shkonte në vendin e tij, për t’u prirë njerëzve në namaz, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u thoshte shokëve të tij: “Drejtoni rreshtat tuaja dhe bashkohuni mes veti, sepse drejtimi i rreshtave është prej plotësimit të namazit”.[1]

Pastaj merrte tekbirin e ihramit (për fillimin e namazit) duke thënë ‘Allahu ekber’ dhe heshte pak aq sa për të thënë lutjen e fillimit të namazit “All-llahumme bëid bejni ue bejne khatajaje kema bë’adte bejnel-meshriki uel-magribi, All-llahumme nekkini min khatajaje kema junëkal-theubul-ebjedu mined-denesi, All-llahumme igsilni min khatajaje bil thelxhi ue mai uel-berad”.[2]

Pastaj ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem lexonte me zë suren “El-Fatiha” ajet pas ajeti duke e ndarë ajetin nga ajeti. Pra, lexonte “El-hamdulilahi rabil-alemin” dhe ndalonte, “Er-Rrahmanir-Rrahim” ndalonte, “Maliki jeumid-Din” ndalonte. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e zgjaste leximin e tij, e zgjaste “Er-Rrahman”, e zgjaste “Er-Rrahim”.

Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në namazin e sababut lexonte gjatë nga Kurani midis gjashtëdhjetë deri në njëqind ajete.[3]

Kur ishte dita e xhuma, në namazin e sabahut, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem lexonte në rekatin e parë “Elif, lam, mim. Tenzilu” suren “Es-Sexhde” dhe në rekatin e dytë lexontë “Hel eta alal-insani hijnun mined-dehri lem jekun shej’en medhkura” suren “El-Insan”.[4]

Ndonjëherë kur muslimanëve përballeshin me ndonjë vështirësi apo fatkeqësi, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem bënte lutje pas ngritjes nga rukuja në rekatin e dytë, i drejtohej Allahut të Madhëruar me lutje dhe kështu largohej vështirësia dhe zbriste ndihma e Allahut.[5]

Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur e përfundonte namazin dhe jepte selam, thoshte -duke qenë në vendin e tij i drejtuar nga Qabja-: “estagfirullah, estagfirullah, estagfirullah. All-llahumme entes-selam ue minkes-selam tebarakte ja dhal-xhelali uel-ikram”.[6]

Pastaj kthehej nga e djathta e tij, e ndoshta nga e majta e tij, dhe gjëja e parë që sahabët radijAllahu anhu dëgjonin prej tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur drejtohej me fytyrë nga ata, ishte fjala e tij: “Rabbi kini adhabeke jeume teb’athu ibadeke”.[7]

Më pas ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thoshte: “La ilahe il-lAll-llahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ala kul-li shejin kadir, La haule ue la kuvete il-la bil-lah, la ilahe il-lAll-llahu ue la na’budu il-la ijjëhu lehun-ni’metu ue lehul-fadlu ue lehuth-thenëul-hasen. La ilahe il-lAll-llahu mukhlisine lehud-din ue leu kerihel-kafirun. All-llahumme la maani`a limë e`atajte ue la m`utije limë men`ate ue la jenfeu dhel-xheddi minkel-xheddu”.[8]

Pastaj përmendte Allahun duke thënë “SubhanAllah”, “El-hamdulil-lah” dhe “Allahu ekber”.[9]

….vijon…

Përktheu: Unejs Sheme

Përsa i përket dhikrit mbas namazit, ai përcillet në disa forma:

E para: të thuhet “SubhanAllah”, “El-hamdulil-lah”, “La ilahe il-lAllah” dhe “Allahu ekber” nga njëzet e pesë herë secila. Të gjitha së bashku bëjnë njëqind.

E dyta: të thuhet “SubhanAllah”, “El-hamdulil-lah” dhe “Allahu ekber” nga tridhjetë e tre herë secila. Dhe plotësohet njëqind me thënien “La ilahe il-lAll-llahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ala kul-li shejin kadir”.

E treta: të thuhet “SubhanAllah”, “El-hamdulil-lah” dhe “Allahu ekber” nga dhjetë herë secila. Shënon Buhariu.

E katërta: të thuhet “SubhanAllah”, “El-hamdulil-lah” dhe “Allahu ekber” nga njëmbëdhjetë herë secila. Shënon Muslimi.

E pesta: të thuhet “SubhanAllah” tridhjetë e tre herë, “El-hamdulil-lah” tridhjetë e tre herë dhe “Allahu ekber” tridhjetë e katër herë. Shënon Muslimi.

E gjashta: të thuhet “SubhanAllah”, “El-hamdulil-lah” dhe “Allahu ekber” nga tridhjetë e tre herë secila. Shënon Muslimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *