Shqipëri: Pse po ikin të rinjtë jashtë vendit?

Uncategorized

Ministrja e Arsimi të Shqipërisë, Evis Kushi, është shprehur sot për Euronews Albania se trendi i mërgimit i të rinjve shqiptarë është i krahasueshem me trendet e vendeve të tjera dhe ky kontigjent njerëzish nuk mund të konsiderohen të larguar, sepse një pjesë e madhe e tyre mund të kthehen pas, përcjell albinfo.ch. Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Të dhënat flasin krejt ndryshe. Sipas një studimi të UNESCO-s rreth 18.000 studentë shqiptarë janë duke studiuar jashtë shtetit. Në sondazhet e bëra nga CESS rreth 94% e studentëve shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit nuk dëshirojnë të kthehen në atdhe pas shkollimit.

Refuzimi i realitetit dhe interpretimi i shifrave sipas interesit politik të çastit tregon mungesë përgjegjësie ndaj qytetarëve që kanë votuar dhe mungesë vullneti për të dhënë zgjidhje.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë shkruan se mjetet e vetme të reagimit të një rinie të nëpërkëmbur dhe që nuk merret seriozisht mbeten largimi nga vendi ose protesta.

Qeveria aktuale dhe Ministrja e Arsimit duket se refuzon të shohë faktin se rinia shqiptare po largohet në masë nga vendi, shkruan tutje Diaspora për Shqipërinë e Lirë. /Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *