Shpërthim i variantit të ri në Zvicër, Ja detajet…

Për tu informuar i pari kliko lartë Follow ↗️↗️⤴️

Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë karantinuar dy hotele dhe kanë mbyllur të gjitha shkollat e skive në St. Moritz, në përpjekje për të frenuar një shpërthim të variantit të ri shumë infektiv të koronavirusit. Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Sipas “The Guardian”, deri më tani, në qytet janë identifikuar dymbëdhjetë raste të Covid.

Kantoni lindor zviceran i Grisons urdhëroi të gjithë qytetarët që të mbanin maska në qytetin me 5200 banorë, që krenohet si vendlindja e sporteve moderne dimërore.

Testimi masiv i banorëve do të zhvillohet të martën, ndërsa shkollat dhe vendet e kujdesit ditor janë të mbyllura.

“Dhjetëra raste janë identifikuar aktualisht në dy hotele. Për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe të turistëve, departamenti i shëndetësisë ka bërë karantinimin e dy hoteleve, si dhe ka urdhëruar testimin për Covid 19 për punonjësit dhe mysafirët e tyre”, tha kantoni në një deklaratë.

Kantoni nuk dha detaje, nëse varianti besohej se kishte ardhur nga Britania apo Afrika e Jugut.

Ndërsa, mbylli restorantet, baret, teatrot dhe vendet rekreative për të kufizuar përhapjen e sëmundjes, Zvicra ka lënë ashensorët e skive të hapur për sa kohë që ato zbatojnë masat; si mbajtja e maskave për të mbrojtur shëndetin publik.

Zonat e skive në St Moritz mbeten të hapura, gjithashtu, pas shpërthimit të variantit të ri./A2CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *