Reshje Shiu Dhe Bore, Ja Si Parashikohet Të Jetë Moti Gjatë Fundjavës (FOTO)

Uncategorized

Dita e shtunë (sot) parashikohet të jetë me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në jugperëndim hera-herës me intensitet deri mesatar. Në veri në lartësinë mbi 1000 metra reshje në formën e dëborës.

Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare jugore fiton shpejtësi deri në 12m/s, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Dita e diel do ketë mot me alternime vranësirash dhe intervale me diell. Reshje shiu të izoluara përgjatë relieveve malore. Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e cila hera-herës përgjatë zonave luginore (kryesisht në veri) dhe përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15-18m/s.

Foto:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *