Reagojnë Mërgimtarët në Zvicër, Ja çfarë ju ka Ndodhur

Për tu informuar i pari kliko lartë Follow ↗️↗️⤴️

Një skulpturë në formë zemre qëndron në qendër të qytetit, me fjalën “faleminderit” të shkruar në shumë gjuhë në bazamentin e saj. Por një vëzhgim më i detajuar i ka brengosur disa nga banorë Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Javët e fundit, qyteti Bulle në Zvicër, ka vendosur një skulpturë të re në qendër, në formë të zemrës. Është një skulpturë e vendosur shehsin Place du Tilleul, në qendër të qytetit, disa hapa larg kalasë.

Fjala “faleminderit” është gdhendur në bazën e saj, në njëzet gjuhë. Megjithatë, në mesin e tyre mungonte edhe shprehja në gjuhën shqipe. Një mangësi që që i shqetësoi banorët shqiptarë të kësaj komune, informon Shtegu.com. “Fjala ‘faleminderit’ mungon.

Kjo tregon se sa të rëndësishëm janë shqiptarët për Bulle. Kjo është e papranueshme që vjen nga një qytet ku shumica prej nesh flasim këtë gjuhë”, është ankuar një shqiptar i Bulle.

Për këtë kritikë, zëdhënësi Alain Sansonnens përgjigjet: “Vepra e artit me shkëlqim në formë zemre në qendër të qytetit është një dhuratë që qyteti mori nga furnizuesi i tij i ndriçimit festiv dhe dritave.

Bashkia e pranoi këtë dhuratë, përveç ndriçimit të zakonshëm festiv. Sa për falënderimet e vendosura në bazament, komuna nuk ishte e përfshirë në zgjedhjen e gjuhëve. Kështu që nuk ka pasur qëllime për të ofenduar komunitetin shqipfolës në qytetin tonë”.

Ky shpjegim nuk është aq bindës. “Është emblema e Qytetit të Bulle që është në bazament, dhe jo logoja e kompanisë. Prandaj, unë besoj se komuna është përgjegjëse”, vazhdon shqiptari.

Alain Sansonnens shtoi: “Ne pranuam, sepse menduam se kjo vepër arti do të ndriçonte qendrën e qytetit në këto kohë të trazuara. E vendosëm për t`u thënë faleminderit njerëzve për të gjitha përpjekjet e bëra në kohët e fundit. Shumë kalimtarë bëjnë fotografi përpara kësaj zemre të kuqe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *