Rama zbulon marrëveshjen e Shqipërisë për vaksinimin, ja çfarë thotë Ai (VIDEO)

Për tu informuar i pari kliko lartë Follow ↗️↗️⤴️

“Do të ishte e nxituar dhe e gabuar që të kontraktonim menjëherë të gjithë sasinë e nevojshme të vaksinave, duke pasur parasysh edhe çmimin që është çmim fiks dhe i panegociueshëm për asnjë nga vendet…”Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Kryeministri Edi Rama foli në lidhje me marrëveshjen me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza vaksine anti-Covid, që pritet të ratifikohet në Kuvend.

Ai shpjegoi se përse janë porositur vetëm 500 mijë doza, duke theksuar se çmimi është i panegociueshëm dhe rrugës mund të arrihen marrëveshje edhe me kompani të tjera.

Deklarata e Ramës:
Ne kemi ndeshur në vetë të parë vështirësinë e marrëdhënieve bilaterale, për shkak se ka edhe një element tjetër që duhet ditur dhe mbajtur parasysh, që vendet për të bërë marrëveshje me njëra tjetrën, qoftë për të dhuruar, shitur, qoftë për të shkëmbyer duhet te marrin leje nga kompania Pfizer, përndryshe ky transaksion është i pamundur. Kështu është shkruar edhe në

marrëveshjen që ne kemi përfunduar, dhe do të ratifikojmë këtu në Kuvendin e Shqipërisë.

Do të ishte e nxituar dhe e gabuar që të kontraktonim menjëherë të gjithë sasinë e nevojshme të vaksinave, duke pasur parasysh edhe çmimin që është çmim fiks dhe i panegociueshëm për asnjë nga vendet.

Por duke pasur parasysh edhe procesin e vaksinimit që është një proces me dy doza i përshkallëzuar më tej, dhe me një sërë elementësh që ne i kemi siguruar, por në tërësinë e vet kjo vaksinë ka shtrenjtësi në raport me të tjerat.

Nga njëra anë ne kemi siguruar me Pfzier akses për doza të mëtejshme, nga anatjetër i kemi lënë veten hapësirë për zgjedhje të tjera. Jemi në komunikim me kompanitë dhe një sërë shtetesh të tjera.
Procesi i shpërndarjes është shumë më i ndërlikuar nga ç’duket.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *