Qeveria Austriake merr Vendimin e Rëndësishëm, Ja çfarë ka Urdhëruar

Uncategorized

Qeveria austriake ka deklaruar të premten se ka urdhëruar të bëj rreth shtatë milionë teste masive të popullësisë ndaj koronavirusit. Kategoritë e para që do të testohen do të janë mësuesit dhe zyrtarët e policisë. Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Rreth 200,000 mësues dhe kujdestarë të kopshtëve të fëmijëve do të testohen gjatë fundjavës së 5 dhe 6 dhjetorit, thuhet në deklaratën për shtyp të qeverisë austriake, shkruan thelocal.at, përcjell albinfo.at.

Ndërkohë, me datën 7 dhe 8 dhjetor do të testohen rreth 40,000 zyrtarë policorë. Gjithashtu në javën e parë të dhjetorit do të testohen banorët e vendeve që kanë shifër më të lartë të koronavirusit, ndonëse ende nuk janë përzgjedhur se cilët vende janë ato.

Etapa e dytë e testimeve për popullatën e përgjithshmë planifikohen të realizohet në javët para Krishtlindjes dhe në fillim të Vitit të Ri. Projekti do të kryhet duke përdorur shtatë milionë teste të porositura nga Siemens dhe Roche.

Qeveria austriake ka thënë se testet që ajo kishte porositur konsiderohen si “më të besueshmet në dispozicion në treg” nga autoritetet shëndetësore, përcjell tutje albinfo.at.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *