Pse Duhet Mbuluar Enet E Ushqimit

Uncategorized

Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na urdhëroi që t’i ruajmë pasuritë tona nga shej’tani duke i mbyllur dyert,duke i mbuluar enët dhe duke përmendur emrin e All-llahut; sepse këto i mbrojnë ato prej shej’tanit.Transmeton Muslimi nga Xhabir Ibni Abdull-llahu radiAll-llahu anhu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha“Mbyllni dyert perrmendeni emrin e Allllahut, sepse shej’tani nuk hapë nje derë të mbyllur dhe mbuloni tengjerët, përmendni emrin e All-llahut, mbuloni enët tuaja, përmendni emrin e All-llahut, mbuloni ato qoftë edhe me diç të hollë dhe fikni llampat tuaja”.Shej’tani pinë ujë me njeriun nëse ai e pinë atë në këmbë.Transmeton Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem e pa një njeri duke pirë në këmbë, e i tha: “Vjelle”.Ai tha: “Pse!” I tha: “A gëzohesh që me ty të pijë maca?” Tha: “Jo”.Tha:“Me ty ka pirë ai që është më i keq se maca, ai është she’jtani”.Që ta përzesh shejtanin nga shtëpia, mos e harro përmendjen e All-llahut gjatë hyrjes në shtëpi, i Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na udhëzoi në këtë kur tha: “Kur njeriu hynë në shtëpinë e tij dhe përmend All-llahun gjatë hyrjes dhe gjatë ngrënies së tij, thotë she’jtani: Nuk ka qëndrim (bujtje) e as darkë për ju. E nëse ai gjatë hyrjes në shtëpi nuk e përmend All-llahun, thotë shej’tani:E arritët fjetjën, e nëse nuk e përmend All-llahun edhe gjatë ushqimit të tij, ai thotë: E arritët fjetjën dhe e arritët darkën”.

Post navigation

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *