Parashikimi i Fundit, Ja sa Deputet do të ketë Vetëvendosje

Për tu informuar i pari kliko lartë Follow ↗️↗️⤴️

Sondazhet janë matës i disponimit të qytetarëve në një kohë të caktuar, dhe realisht ato janë prelud për rezultatin e zgjedhjeve. Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Megjithatë, janë të pakta sondazhet profesionale, e të cilat do të mund të përfaqësonin më së miri gjendjen reale. Shumica e sondazheve janë të porositura, për të shkaktuar huti tëk qytetarët, me qëllime edhe propagandistike tu e paraqit vetën më mirë së të tjerët.

Jo vetëm agjensionet përgjegjëse për të bërë sondazhe, mirëpo edhe qytetarët e zakonshëm, apo njohësit e zhvillimeve politike mund të japin prognozat e tyre, duke u bazuar në trendet aktuale.

Duke u bazuar në gjendjen reale, dhe numrin e madh të aplikimeve nga diaspora, kam bërë një kalkulim se si mund të jetë rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurti. Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Duhet kuptuar se në këtë analizë, kam qenë shumë i ftohtë, dhe s’ka ndikuar fare preferencat e mija, thjeshtë është kalkulimi im që e nxjerr rezultatin që do e paraqes më poshtë. Të kujtojmë se Vetëvendosje në zgjedhjet e kaluara ka marr 220 mijë vota, që në mandate janë përkthyer 29. Për një përqindje të vogël ishte edhe LDK me 206 mijë, ndërsa PDK ka marrë 178 mijë.

Sipas mendimit dhe bindjes time, rezultatet e 14 shkurti do të jenë kështu , me pak ndryshime :

Vetëvendosje 52%, PDK 22%, LDK 18% dhe AAK 8%. Kjo duke futur edhe afërsisht 200 mijë vota të diasporës, e të cilat mbi 80 % pritët të jenë për VV, të cilat edhe do e bëjnë dallimin substanciale, të ikjes së VV me këtë përqindje.

PDK pritet të ketë rritje nga të qenurit në opozitë, ndërsa LDK pritet të bie pas shkëputjes së Vjosës, e të cilat edhe pritet të kenë rolin vendimtar në rënien e kësaj partie politike.

Të kujtojmë edhe një herë se ky rezultat nuk është dëshira ime, mirëpo është mendimi im, logjika ime që e nxjerr . Megjithatë, mos të habitemi nëse do të ketë ndryshime, kur dihet se kjo gjë edhe mund të ndodh.

Në Kosovë në zgjedhje të kaluara kanë votuar diku 44 % të votuesve, me 56 % që nuk kanë votuar, e të cilët edhe janë pjesa dërrmuese. Ajo parti politike që arrin të zgjojë elektoratin e fjetur e ka fitoren të sigurt, megjithatë mbetet për tu parë.

Vetëm diaspora pritet të sigurojë diku 17-18 deputetë, që nënkupton se do të jetë përcaktuese për të dalë rezultati që e paraqes në këtë shkrim.

Mbetet të presim 14 shkurtin për të dëshmuar se a qëndron apo jo ky rezultat, i cili mbi të gjitha është një mendim, që nuk nënkupton se ka bazë të sigurt shkencore, apo matje të sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *