Njihuni me kriteret dhe aplikimin, Kanadaja, Austria dhe Spanja ‘hapin dyert’ për shqiptarët

Lajme

Kanadaja u ka hapur dyert emigrantëve profesionistë, madje në Toronto gjen një numër të madh intelektualësh

Kanadaja, Austria, Spanja 3 shtetet ku emigrantët shqiptarë ndihen më të lumtur

Pasi kemi dëgjuar nga emigrantët e Greqisë hallet e krizës shumëvjeçare, na është lodhur koka me soggiorno-n dhe probleme të shtetëzimit të brezit të dytë në Itali, jemi trembur me historitë (-40 gradë) në vendet nordike (të ftohta në sjellje, siç janë edhe në temperaturë), me rrjetet mafioze të Belgjikës, me martesat e palumtura për dokumente apo rreshtimin e fëmijëve për asistencë sociale në Angli, shkruan meganews.al.

Me endjet e gjata në kampet e Gjermanisë, pasi kemi buzëqeshur me “arrogancën” e emigrantëve të SHBA-së, që sa herë vijnë na tregojnë se çfarë s’po bëjmë ne mirë (dhe pastaj ikin dhe na braktisin në gabimet tona), apo me përmendjen çdo dy fjalë të “bill-eve që kanë për të paguar”; pasi kemi përjetuar frikën e emigrantëve të Francës nga rryma nacionaliste anti-emigracion (e më pas gëzimin kur fitoi Macron) dhe taksat super të larta; pasi mezi dëgjojmë (se flasin shumë ulët) ankesat e shqiptarëve në Zvicër për racizmin social, kuptuam se vetëm nga tri shtete (ndër shtetet që kanë përqindjen më të madhe të emigrantëve shqiptarë), nuk kishim dëgjuar asnjë ankesë. Përkundrazi, shqiptarët që jetojnë aty kanë një qetësi të admirueshme dhe të vetmit që realisht na zilepsin për jetën e tyre janë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *