E dhim bshme/ Vogëlushja e varfër ulet në tokë dhe shuan etjen me ujë të pisët, .. (FOTO)

Kuriozitet

Një vogëlushe nga fisi indigjen i Mbya Guaranit në Argjentinë po shuante etjen në një ditë ku temperatura shënonte 37 gradë celsius.

Fotoja e trishtë ku ajo duket e ulur në gjunjë më duart nga asfalti duke pirë nga pellgu me ujë të pisët është duke bërë xhiron e botës.

3-vjeçarja lyp gjatë ditës në qytetin Posadas, në verilindje të shtetit amerikano jugor.

Fotoja e vajzës është shkrepur nga një gazetar dhe është shpërndarë më pas më faqen e tij në “Facebook”.

Të vegjlit e këtij komuniteti detyrohen nga të rriturit të dalin e të lypin për para.

Kur vjen puna për t’i shpërngulur nga zona, ata refuzojnë pasi fitimet e tyre janë më të mëdha se ato që mund të marri në fshatrat e tyre.

Fotoja ka nxitur një valë zemërimi tek ata që e kanë parë online dhe kanë nisur të kritikojnë të pasurit, të cilët i shohin këto pamje dhe nuk tentojnë të bëjnë asgjë për të ndryshuar situatën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *