Nëse Gaboj Në Fund Të Namazit, Si Të Veproj?

Uncategorized

Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?Pyetje: Nese nje njeri gabon ne selam ne fund te namazit edhe hyn ne sunet edhe i kujtohet se ka gabu qfar duhet me vepru? Allahu ju shperblefte.Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi tëDërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Sa i përket gabimit në fund të namazit, varet se gabimi në çfarë rangu është. Nëse është gabimi në ndonjë prej rukneve – shtyllave të namazit, atëherë namazi duhet të përsëritet në tërësi, apo rekati në të cilin ka gabuar.

Ndërsa nëse është gabimi në ndonjë prej vaxhibeve – obligimeve të namazit, atëherë duhet të bëhet sehvi sexhdeh, e nëse bëhet gabim dhe lëshohet ndonjë sunet i namazit, atëherë namazi është në rregull dhe nuk ka nevojë të përsëritet asgjë.Allahu e di më së miri.Hoxhë Omer Bajrami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *