Mos e festoni Vitin e Ri është haram! Dispozita e vitit te ri ne Islam..!?

Uncategorized

Vëllezër të nderuar musliman!

Jemi duke jetuar në këto dite kur njerëzit bëhen gati për të festuar vitin e ri. Ata me mish e me shpirtë mundohen që ti japim sa ma shumë pamje festive dhe cilësi kremtive këtyre ditëve të fundit të këti viti gregorian.

Ajo që na habit neve nuk është përpjekjet e mëdha që i bëjnë në këtë drejtim të krishterët dhe të tjerët, mirëpo ajo që na habit dhe befason neve është përgaditjet që i bëjnë muslimanët për të festuar këtë “festë”. Përgaditjet e tyre të mëdha, të cilat dalin në shesh nëpërmjet atmosferës festive që e paraqesin me lula, llëmba dhe veshmbathje të babadimrit.

Pa dyshim se kjo është një pamje shumë e keqe e muslimanëve që reflekton besimin e dobët dhe humbjen e identitetit të tyre.

Populli harxhon para duke u përgaditur për këto netë të hareshme dhe festive, tregtarët përpjeken që sa ma shumë të fitojnë duke mos u kujdesur se ata me këtë tregti të tyre a e dobësojnë besimin dhe fenë e tyre, të rinjtë rezervojnë bileta dhe vende nëpër kafeteri dhe kafe të ndrsyhme, e ata që janë të pasur dhe kanë besimin e dobët udhëtojnë për jashtë vendit tonë, që atje ta festojnë dhe ti kalojnë këto natë “të paharueshme”.

Zakonisht këto natë kalohen me alkool, zina, e shumë mëkate tjera.

Kësaj atmosfere pa dyshim i ndihmon edhe media, e cila gjatë tërë kohës e reklamon dhe agjiton këtë festë, ku ekranet televizive mbushen përplot vasha dhe këngëtare të çveshura lakuriq, lajme nga “atmosfera festive” anë e mbanë qyteteve tone të banuara nga muslimanët, etj.

Pa dyshim se ky pasim i verbër, ky imitim i të krishterëve, tregon dobësinë e besimit që e kemi, mungesën e besimit të shëndoshë dhe të vërtetë, çveshja nga komponentet e identitetit islam, mëkat i cili na futë në qarkun e atyreve për të cilët Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

((مَنْ تَشَبَّهَ بِقَوْمٍ فَهُوَ مِنْهُمْ)) ـ أبو داود ـ.

“Kush i përngjan një popullit ai është prej tyre”. (Ebu Davudi, sahih).

Ose në transmetimin tjetër:

وفي رواية أنه قَالَ: ((لَيْسَ مِنَّا مَنْ تَشَبَّهَ بِغَيْرِنَا، لَا تَشَبَّهُوا بِالْيَهُودِ وَلَا بِالنَّصَارَى…))

“Nuk është prej nesh ai që u përngjanë tjerëve përveç neve. Mos u përngjani çifutëve dhe të krishterëve”. (Tirmidhiu, sahih).

Imam Ahmedi ka thënë:

“Ky hadith në minimum domethënë se përngjajësimi me të ta është i ndaluar, edhe pse nga aspekti i jashtëm tregon se përgjajësimi me ta është kufër, siç është edhe në ajetin Kur’anor:

وَمَن يَتَوَلَّهُمْ مّنكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ [المائدة:51].

“E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre”. (El-Maide: 51).

Përgjajësimi i muslimanëve me mosbesimtarët është nënçmim dhe përkulje, sepse muslimani është më i lartë se mosbesimtari, e nëse e imiton zbret nga lartësirat dhe pozitën në të cilat gjindet, duke zëvendësuar të mirën me atë që është e keqe. Kjo është përbuzje e dhuntisë dhe nënçmim i Islamit.

Festat në Islam janë të caktuara

Allahu [subhanehu ve teala] nuk na e ka lërë këtë çeshtje pa sqarim. Neve si musliman na ka caktuar dy festa vjetore dhe një festë javore. Festat vjetore janë fitër dhe kurban Bajrami, kurse javore, festa e ditës së xhuma.

Bazë për këtë që themi është hadithi i Enesit [radijAllahu anhu], i cili thotë:

قدم رسول الله صلى الله عليه وسلم المدينة ولهم يومان يلعبون فيهما فقال: ((ما هذان اليومان؟)) قالوا: كنا نلعب فيهما في الجاهلية، فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم: ((إن الله قد أبدلكم بهما خيراً منهما يوم الأضحى ويوم الفطر)).

“Erdhi Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] në Medinë, kurse ata i kishin dy ditë në të cilët loznin. E u tha: “Çka janë këto ditë? Thanë:në këto ditë loznim në injorancë. Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] tha: Allahu ua ka ndërruar me ditë më të mira se këto: kurban dhe fitër bajramin”. (Ahmedi, sahih).

Shty,pe rek.lam.en per ta shikuar videon e plo.te..

Shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë:

“Nga ky hadith i Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] nënkuptojmë se muslimanëve u ndalohet të festojnë edhe festat e tyre të injorancës edhe festat e tyre islame, përndryshe nuk od të kishte kuptin zëvendësimi i tyre me dy festat islame”. (shiko: “Iktidaus-Siratul-Mustekim”, 1/ 434).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *