Momenti Kur Zoti Di Ju Shfaqet Besimtavere Ne Xhennet !

Uncategorized

Imam Shafiu transmeton nga Enes Ibn Maliku se Xhibrili alejhi selam shkoi tek I Dërguari i ALlahut dhe e njoftoi duke i thënë :” Allahu ka zgjedhur nga Firdeusi një luginë , në të cilën janë përhapur kodrat e myshkut dhe kur të vijë Dita e Gjykimit, Allahu do të zbresë engjëj sa dëshiron . Rreth asaj do të ketë podiume drite, të cilët do të kenë mbi vete ndenjëset e të Dërguarve.

Këto podiume do të jenë të rrethuar me podiume të tjerë prej ari, të zbukuruar me akuamarinë dhe rubinë , mbi të cilët do të qëndrojnë dëshmorët dhe njerëzit e sinqertë, të cilët do të ulen nga pas mbi ato kodra prej myshku. ALlahu i Lartësuar do t´u thotë: ” Unë jam Zoti juaj. Ju i këni besuar premtimit Tim , kështu që M kërkoni tju jap”.Ata do të thonë: ” O Zot, ne kërkojmë kënaqësinë Tëndë”. Ai do tu thotë: ” Unë u kënaqa prej jush dhe ju do të merrni atë që keni dëshiruar , por Unë kam përgatitur më shumë se kaq”.

Ebu Burze El-Eslemi transmeton se i Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam , ka thënë: ” Banorët e Xhenetit do të dalin në mëngjes më një veshje dhe në mbremje do të kthehen me një veshje tjetër, ashtu sic vishet njeriu kur shkon e vjen te ndonjë prej mbretërve të dynjasë. Në këtë gjendje do të shkoni në mëngjes për të vizituar Zotin tuaj të Lartësuar . Kjo do të bëhet me masën dhe me shenjat që ata do ti johin në momentin që do te shkojnë te Allahu i Madhëruar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *