Mërgimtari punëson 3 Veta në të zezë në Zvicër, Ja çfarë ndodhi Pastaj…

Uncategorized

Sipas deklaratës së njërës nga gratë (shtetase e Maqedonisë), ajo kishte punuar në restorant si ndihmëse e kuzhinës për rreth dy muaj e gjysmë. Për gjithë këtë periudhë pune asaj nuk i janë paguar rrogat prej 1.000 frangash në muaj, sa i ishin premtuar Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Autoritetet përgjegjëse kanë kontrolluar një restorant në regjionin Zurzibiet, Kantoni Aargau, dhe në të njëjtën ditë kanë larguar tre të huaj (dy gra dhe një burrë) që ndodheshin në kuzhinën e restorantit pa leje qëndrimi në Zvicër, shkruan gazeta Aargauer Zeitung.

Por, pavarësisht nga kjo, pronari ka shpëtuar, duke u shpallur i pafajshëm nga gjyqi.

Ja se pse.

Sipas deklaratës së njërës nga gratë (shtetase e Maqedonisë), ajo kishte punuar në restorant si ndihmëse e kuzhinës për rreth dy muaj e gjysmë. Për gjithë këtë periudhë pune asaj nuk i janë paguar rrogat prej 1.000 frangash në muaj, sa i ishin premtuar, transmeton albinfo.ch.

Njësoj, por për një kohë më të shkurtër, kishte kaluar edhe punëtorja tjetër, shtetase e Serbisë. Ajo ka deklaruar se kishte punuar në kuzhinë për dy javë. Nga ana e tij, edhe bashkatdhetari i kësaj të fundit ka deklaruar se ka punuar tetë orë në ditë si kuzhinier për dy muaj. E gjithë kjo punë, për 1000 franga të premtuara në muaj.

Treshja është gjobitur menjëherë dhe është dëbuar në vendet e prejardhjes, në të njëjtën ditë, transmeton albinfo.ch. Pronari, një kosovar 34-vjeçar, është akuzuar për punësim të shumëfishtë të të huajve pa leje qëndrimi e pune dhe për mundësimin e hyrjes dhe qëndrimit të shumëfishtë, të paligjshëm të punëtorëve të tij, në Zvicër.

Sipas prokurores publike, ai për këtë është dënuar me një dënim me para me kusht prej 18.000 frangash dhe një gjobë prej 3000 frangave. Si shtetas kosovar, ai është i lindur dhe i rritur në Zvicër. Këtu ka mbaruar një kualifikim për logjistikë dhe ka themeluar një kompani ndërtimi në vitin 2016. Ai ka punësuar aty punëtorë të përhershëm dhe të përkohshëm”.

Në vitin 2018 kosovari ka zgjeruar gamën e bizneseve të tij duke marrë një restorant me disa dhoma në katin e sipërm. Qiraja kushtonte 4.000 franga qira pa kosto shtesë. “Deri më tani nuk është shpaguar”, thotë ai, duke u ankuar për vështirësi të shumta, kryesisht për shkak të konkurrencës së vështirë

Që në fillim, ai ka punësuar dy punonjës shërbimi dhe një ndihmës kuzhinier, i cili, nuk është se e njeh shumë punën në kuzhinë. “Ne kryesisht ofrojmë ushqime të gatshme të cilat vetëm i ngrohim”, thotë shefi.

Shtetasit e Serbisë, të përmendur më lart, siç u kanë thënë unanimisht autoriteteve të kontrollit, kishin ardhur këtu për të punuar. Ndërsa shefi i tyre kosovar ka theksuar se të tre kishin fjetur aty, por kurrë nuk kishin punuar për të, përcjell albinfo.ch.

Meqenëse nuk kishte ambiente përkatëse në dhoma, ai e kishte lejuar “serbin” të gatuante për vete në kuzhinën e restorantit herë pas here. “Një ndihmës kuzhinier dhe dy punonjës shërbimi janë më se të mjaftueshëm për biznesin tim, ku unë jam prezent çdo ditë dhe ku gruaja ime pastron restorantin çdo mëngjes”, mbrohet ai.

Avokati mbrojtës thekson se klienti i tij ka mohuar që nga fillimi se i kishte sjellë tre personat për të punuar në Zvicër. Dy punonjëset e përhershme të shërbimit kanë dëshmuar në polici se dy “të huajat” nuk kishin punuar kurrë në këtë firmë dhe se personi i tretë, rrallë ndihmonte në kuzhinë.

Gjykatësi ka mbështetur kërkesën e avokatit duke shfajësuar kosovarin nga faji dhe dënimi, pëfcjell albinfo.ch. “Akuza bazohet ekskluzivisht në deklaratat e bëra për autoritetet e kontrollit, nga dy gratë. Por pasi që ato, ashtu si dhe burri, që konsiderohej dëshmitar kryesor, janë dëbuan menjëherë, autoriteti hetues nuk ishte në gjendje t`i merrte në pyetje dhe kështu nuk ishte në gjendje të formonte idenë e tij për realitetin”, ka shpjeguar gjyqtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *