Mërgimtari në Zvicër ‘ja shkel’ 130 km/h aty ku lejohen 60, e Papritur çfarë i ndodhi

Policia e kantonit të Cyrihut, duke kryer një kontroll të shpejtësisë në Schlieren, të shtunën në mbrëmje (3 prill 2021) ka ndaluar tre shoferë që po zhvillonin shpejtësi të lartë me makinat e tyre, raporton polizeinews.ch. Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Njëri prej tyre, hyn, sipas policisë, në kategorinë e “Raser”-ëve, siç quhen ngasësit me shpejtësi shumë të madhe, që rrezikojnë pjesëmarrësit në trafik.

Policia ka hasur me këtë rast një kosovar 19-vjeçar duke ngarë veturën me 130 kilometra në orë, në zonën e brendshme të qytetit, ku lejohet maksimalisht 60 km / orë..

Personit në fjalë i është marrë patentë shoferi, në vendin e kapjes, transmeton albinfo.ch. Kundër tij në zyrën e prokurorit publik është iniciuar procedimi penal për veprën e dënueshme të ngarjes së shpejtë.

Një kosovar tjetër, 27-vjeçar, ka kaluar nëpër pikën e matjes me 99 km / orë. Edhe atij i është marrë në vend patentë shoferi. Ai do të përgjigjet para zyrës së prokurorit publik për shkelje të rëndë të rregullave të trafikut.

Po të njëjtën natë, në vendin e njëjtë një 25-vjeçar zviceran u kap duke vozitur 77 km / orë, përcjell albinfo.ch.