Me Tri Llojet E Teuhidit Allahu E Ka Filluar Dhe Mbyllur Kuranin

Uncategorized

Me tri llojet e teuhidit Allahu e ka filluar dhe mbyllur Kuranin – Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!):Kjo sure -surja El-Fatiha- përfshin dijet më madhore.Së pari: Në të gjenden të tri llojet e teuhidit: Teuhidi er-rububijeh, teuhidi el-Uluhijeh dhe teuhidi el-Esmau ues-Sifat.-Teuhidi er-Rububijeh gjendet te ajeti: “Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Sunduesit të Ditës së Gjykimit , ngase këto janë cilësitë e Zotit të Lartmadhëruar.

Teuhidi el-Uluhijeh gjendet te fjala Allahut: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.Udhëzona në rrugën e drejtë!” deri në fund të tij.-Teuhidi el-esamu ues-Sifat gjendet te fjala e Allahut: “Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.” Këto janë emra prej emrave të Allahut.Me këto tri llojet e teuhidit Allahu Lartmadhëruar e ka filluar dhe e ka mbyllur Kuranin. Siç është në suren “En-Nas”: ‘Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve.”

“te Zoti i njerëzve” është teuhidi er-Rububijeh (veçimi i Allahut në krijim, furnizim, sundim etj).“i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve” është teuhidi el-Uluhijeh (veçimi i Allahut në adhruim).“Sundimtari i njerëzve” është teuhidi El-Esamu ues-Sifat (emrave dhe atributeve).Durusu et-Tefsir fil-mesxhidil-haramVëll. 1Unejs Sheme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *