MAQEDONI/ Merret Vendimi për Shkollat, Prej ditën e

Për tu informuar i pari kliko lartë Follow ↗️↗️⤴️

Të enjten, kjo zhurmë e një pjesë të fëmijëve do të zhvendoset në shkollë për të vazhduar mësimin në gjysmëvjetorin e dytë. Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Fëmijët shprehen të gatshëm për mësime por kërkesa e vetme e tyre është të rikthehen në bankat shkollore dhe jo të mësojnë nga shtëpia.

“Po, jemi të gatshëm. E kaluam shumë bukur. Kam lexuar lektyrën ”Rrjeti i Klementinës”.

“Unë shumë mirë kalova, kam lexuar libra, lektyra”.

“Në shkollë është më lehtë. Edhe detyrat na i shpjegojnë më mirë edhe i kemi më të qarta. A jeni taku me shokë ose shoqe gjatë pushimit dimëror? Po, por me disa shokë jo se disa I kemi larg e disa afër”.

Mësimi nga distanca dhe orët e shkurtuara vazhdojnë të përbëjnë shqetësim edhe për prindërit. Besime Imeri Ajeti thotë se tashmë po vërehen pasojat te fëmijët, posaçërisht në shkrim dhe lexim.

Në momentin që shkon në shkollë, pikërisht kur duhet të ambientohet, lëshohen dhe vijnë në shtëpi, detyra të shumta për moshën që ato kanë. Jam ballafaquar me stres, personalisht vet si nënë, është ballafaquar edhe vajza me të njëjtën gjë, bile një stres akoma më i madh se sa i imi për moshën që ajo ka.

Le të mos i quajmë ngecje por vështirësi, gjithmonë do të ketë vështirësi në të nxënit dhe vështirësi në atë se çfarë është dashur të mësojnë ndërkohë janë pak mbrapa, të paktën unë te fëmija im këtë gjë e shoh – tha Besime Imeri Ajeti, prind.

Për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë ka reaguar edhe Unioni i Shkollave të Mesme. Nga Unioni thonë se mësimi nga distanca ka lënë pasoja të shumta ndaj shëndetit mendor të nxënësve dhe ndaj cilësisë së procesit mësimor. Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme kërkon nga autoritetet arsimore të fillojnë procesin e rihapjes së shkollave të mesme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *