Madheshtore..!? Si u fal Allahu mekatet njeriut qe ben gjate dites..! Mos Nguro Kerko Falje..!

Uncategorized

Madheshtore..!? Si u fal Allahu mekatet njeriut qe ben gjate dites..!

Të birin e Ademit e rrethojnë armiq të shumtë prej shejtanëve njerëz dhe xhind të cilët ia hijeshojnë të keqen dhe ia shëmtojnë të mirën. Këtyre i bashkëngjiten edhe shpirti i cili është fort i prirë për të keqe dhe epshi, dy armiq të rrezikshëm për njeriun, të cilët e thërrasin në pasimin e epsheve dhe e drejtojnë drejt veprave të liga.

Këta armiq së bashku të birin e Ademit e fusin në mëkate, të vogla e të mëdha, ia hijeshojnë dynjanë dhe thirrësit në të derisa i biri i Ademit fillon të fundoset në to e t’i ngushtohet gjoksi prej mëkateve dhe t’i duket se i mbyllet para tij dera e shpresës e të hyjë në rrethin e dëshpërimit prej mëshirës së Allahut

Mirëpo, Allahu është i Gjithëdijshmi dhe i Urti, i Dhembshuri dhe Mëshirëploti i Cili e di çdo gjë që ka krijuar dhe Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithëinformuar. Për robërit e Tij e hapi derën e pendimit, i drejtoi drejt istigfarit, veprat e mira të tyre i bëri të jenë shkak i faljes së mëkateve dhe belatë të jenë shkak i larjes së gjynaheve.

Madje i Lartësuari prej meritës dhe bujarisë së Tij bëri që t’u zëvendësohen mëkatet me sevape: “Allahu dëshiron që t’jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë (barrët), pasi njeriu është krijuar si një qenie e pafuqishme”. (En-Nisa: 27-28)

Ne vazhdim ju sjellim videon me titull “Hadith.Si u fal Allahu mekatet njeriut qe ben gjate dites”, shikoje dhe perfito..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *