Lutja Qe Duhet Te Besh Kur Del Nga Shtepia..

Për tu informuar i pari kliko lartë Follow ↗️↗️⤴️

Lutja qe duhet te besh kur del nga shtepia.Transmetohet prej Enesit -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se pejgamberi -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të ka thënë:“Kur një person del nga shtëpia e tij dhe thotë:“Bismil-lah, teuekeltu àla Allah ue la haule ue la kuuete il-la bil-lah”.(Me emrin e Allahut, iu mbeshteta Allahut dhe nuk ka ndryshim dhe forcë veçse prej Allahut).

I thuhet këtij personi: U udhëzove, u mjaftove dhe u ruajte, shejtani largohet prej tij dhe i thotë një shejtani tjetër:Çfarë mund t’i bësh një personi që është udhëzuar, i mjaftuar dhe i mbrojtur”.Transmeton Ebu Daud, Tirmidhiu dhe e ka saktësuar imam Albani -Allahu i mëshiroftë-.Brulind Callari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *