Lexoje kete Ajet te Kuranit 8 here ne dite. Do te jeni te mbrojtur nga Allahu i Madheruar..!

Uncategorized

Ajeti i Kuranit qe duhet te lexosh 8 here ne dite qe te jeni te mbrojtur.

Kanë ardhur hadithe të ndryshme, të sakta, të cilat tregojnë se ‘ajetul kursij’ preferohet të lexohet tetë herë, çdo ditë në jetën e muslimanit. E ato raste janë: një herë në dhikrin e agimit, një herë në dhikrin e mbrëmjes, një herë para gjumit, dhe një herë pas çdo namazi farz.[1]
Përveç asaj se ky ajet është mbrojtje nga shejtanët dhe këndimi i tij pas namazeve farz të fut në Xhennet, ajo që duhet kuptuar është mençuria e shpërblimeve të tilla madhështore për këndimin vetëm të një ajeti.

Kjo sepse teuhidi i shkatërron shejtanët dhe kurthet e tyre, dhe sepse çelësi i Xhennetit është fjala: ‘La ilahe il-lall-llah’ (Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut), pra njësimi i Allahut, i cili shfaqet nga fillimi në fund te ky ajet madhështor.

Thotë Dr. Abdurrazzak el Bedr – në libërthin që ja ka kushtuar ‘ajetul kursij’ (Argumentet e teuhidit në ajetul kursij):“Ajo që kërkohet nuk është leximi i pavëmendshëm i Ajetul-kursisë, pa menduar në domethënien e tij dhe pa medituar në argumentet e tij.
Kur Allahu thotë për Kuranin në tërësi: “A nuk e meditojnë ata Kuranin?” (Nisa: 82), si mund të jetë çështja për ajetin më madhështor në mënyrë absolute në Kuran?! Në qoftë se njeriu nuk thellohet në domethënien e këtij ajeti, ndikimi dhe dobia e tij do të jenë të vogla.

Pak më lartë kaloi para syve tanë fjala e ‘shejkhul islamit’: ‘Nëse e lexon atë me sinqeritet’, e cila u përsërit në fjalët e tij (për tu theksuar) dhe për të tërhequr vërejtjen për atë se thjesht e vetëm leximi i saj nuk e arrin qëllimin dhe nuk e realizon atë që kërkohet.
Sa dallim të madh ka mes atij që e lexon atë pa vëmendjen e zemrës dhe mes atij që e lexon duke medituar në kuptimet e saj madhështore dhe duke menduar rreth atyre që ai bën fjalë prej kuptimeve të begata prej teuhidit dhe madhështisë së Allahut.

E kështu zemra e tij mbushet me njësimin e Allahut, dhe mbushet me besim, dhe e ndjen madhështinë (e Zotit të botëve).
Per me shume ndjek videon ne vazhdim..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *