LAJMI I KEQ/ Virusi Po Go,Det, Keto Shtete Nga Dita E Premte…

Uncategorized

Këshilli i Sigurisë në Maqedoninë e Veriut që drejtohet nga presidenti i vendit, Stevo Pendarovski pritet që të shpallë gjendje krize në vend për 30 ditët e ardhshme.Siç mëson Deutsche Welle, nga e premtja pritet që të shpallet gjendje krize në tërë territorin e vendit.Këshilli i Sigurisë pritet që sot të rekomandojë shpalljen e gjendjes së krizës, ndërsa vendimi pritet të marrë dritë jeshile nga Qeveria, por për vazhdimin e saj duhet të votohet edhe në Kuvend.

Me vendimin e organit më të lartë shtetëror që pritet të miratohet, Armata do të vihet në angazhim, por shtetit do t’i mundësohet që të shfrytëzoj edhe resurset e kompanive dhe spitaleve private, përcjell INA.Numri i të prekurve nga Kovid-19 tanimë ka kaluar mbi 50 mijë, ndërsa çdo ditë rritet edhe numri i atyre që ndërrojnë jetë.Një nga vendimet e tjera nuk përjashtohet edhe ora policore dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, sidomos nga orët e mbrëmjes deri në mëngjes.

Me këtë vendim do të legalizohet përdorimi i armatës për ballafaqim me krizën, sigurimi i asistencës nga MPB-ja për sigurinë publike, Komiteti drejtues për ballafaqim me krizën do të zëvendësohet me shtab krize, një trup formal i përbërë nga ministri i MPB-së, mbrojtjes, përfaqësues nga kabineti i presidentit, anëtarë të komisionit parlamentar për mbrojtje dhe siguri, si dhe një anëtar nga partia më e madhe opozitare.Kjo masë gjendje krize për herë të parë vendoset në tërë territorin e vendit. Në fillimin e pandemisë, në kushtet kur ishte shpërndarë Kuvendi, presidenti Stevo Pendarovski atëkohë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Ndërsa gjendje krize në muajin mars ishte shpallur vetëm në Dibër dhe Qendër Zhupa, ku me javë ushtria dhe policia kryenin kontrolle në hyrje daljet e këtij rajoni.Situata është vlerësuar serioze edhe për shkak të rritjes së numrit të viktimave , pasi që për një javë 172 veta kanë ndërruar jetë. (INA) Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *