LAJMI I FUNDIT/ Zvicra në gjysmë Karantinë, Ja çfarë duhet të dinë Mërgimtarët…

Uncategorized

Qeveria e Zvicrës njoftoi sot orët e shkurtuara të hapjes për vendet publike, me qëllim frenimin e pandemisë së koronavirusit të ri, megjithëse nuk ndoqi masat drastike të bllokimit të ndërmarra në vendet e tjera europiane.Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Dyqanet, mjediset kulturore dhe objektet sportive duhet të qëndrojnë të mbyllura gjatë mbrëmjeve, natës, fundjavave dhe pushimeve deri më 22 janar.

Restorantet dhe baret, gjithashtu, duhet të mbyllin dyert e tyre në 19:00 pasdite, por lejohen të veprojnë çdo ditë të javës.

“Sidoqoftë, banorët do të lejohen të dalin deri pas mesnatës më 24 dhe 31 dhjetorit për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri”, njoftoi qeveria në një konferencë për shtyp.

“Ju lutemi bashkëpunoni, përndryshe do të shkojmë drejt një bllokimi”, e paralajmëroi popullatën ministri i Shëndetësisë, Alain Berset.

Qeveria nuk njoftoi kufizime të reja për vendpushimet e skive, të cilat do të jenë të hapura gjatë sezonit të festave ose për tubimet private, që do të vazhdojnë të jenë të mundshme për deri në 10 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *