LAJMI I FUNDIT/ Vaksina në Maqedoni…Ja çfarë thotë Filipçe

Uncategorized

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se ka dorëzuar Propozim-programin për ndryshmin dhe plotësimin e Programit për imunizim, duke vlerësuar se me këtë do të jemi më afër vaksinës kundër Kovid-19. Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

“Vaksina në vend do të arrijë në përputhje me planin për shpërndarje të përcaktuar nga Kovaks, derisa dërgesa do të jetë njëkohësisht në 127-të vendet, si dhe në vendet e rajonit Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe një pjesë të Serbisë. Dërgesa e parë pritet të jetë në muajt e parë të vitit 2021”, deklaroi Filipçe.

Ai sqaroi se janë porositur 830 mijë vaksina të parapara për vaksinimin e rreth 400 mijë qytetarëve.

“Vaksina kovid do të jetë falas për gjithë qytetarët dhe nuk do të jetë e detyrueshme. Me fillimin e vaksinimit nuk do të ulet menjëherë rreziku nga Kovid-19”, deklaroi Filipçe, duke sqaruar se prioritet për vaksinim do të kenë punonjësit mjekësor që kanë punuar me Kovid, grupet e rrezikuara të qytetarëve, por nuk do të jetë e detyrueshme.

Ndryshe, Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh i gatshëm të vaksinohet publikisht për krijuar besimin e publikut.

Moska ka nisur shpërndarjen e vaksinës Sputnik V në 70 klinika në mbarë qytetin, thanë autoritetet, duke bërë kështu imunizimin e parë masiv që Rusia kryen kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi./Portalb.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *