LAJMI I FUNDIT/ Policia Konfiskon 300.000 Eu,ro, Ja Çfarë Ka Ndodhur…

Uncategorized

Një sasi prej 294 030 euro, janë sekuestruar nga policia shqiptare në portin e Durrësit.Sipas policisë janë kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm 2 mjete tip kamion, të cilët transportonin mjete Itali-Shqipëri, me drejtues Ferdinant Murikaj., dhe A. L.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin F. M., gjetën të fshehura në pjesë të ndryshme të mjetit një sasi vlere monetare prej 282 265 eurosh. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Ferdinant Murikaj., 29 vjeç, banues në Lezhë, për veprën “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar me kontrollin e automjetit tjetër me drejtues A. L., ku në çantën personale të tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi vlere monetare prej 11 765 eurosh, transmeton KOHA.
Shty pe r3k,lamen dhe lexo Lajmin e Plot

Specialistët për Hetimin Ekonomik dhe Financiar, proceduan shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit Erjon Jovani., 36 vjeç, (pronari i firmës që bënte transportin e mjeteve), për veprën “Pastrimi i produkteve të veprës ose veprimtarisë te paligjdhme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *