LAJMI I FUNDIT/ Mbyllet Ky Kufi Deri Në 8 Nentor… Ja Detajet

Lajme

Qeveria greke, deri më 8 nëntor i vazhdoi dy vendimet ministrore që kanë të bëjnë me kufizimin e lidhjeve tokësore, ajrore dhe detare të Greqisë me vendet fqinje, mes të cilave edhe Maqedoninë e Veriut, si dhe ndalesën për hyrje në vend të shtetasve të vendeve të treta, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Dy vendimet e kaluar ministrore ishin në fuqi deri dje në mesnatë, ndërsa pas publikimit në Gazetën zyrtare të Greqisë, u vazhduan edhe për 13 ditë. Bëhet fjalë për vendimet të cilat vazhdimisht prolongoheshin gjatë dy muajve të fundit. Vendimi i parë, ka të bëjë me kufizimin e përkohshëm të të gjitha ndërlidhjeve tokësore nga dhe drejt Greqisë “për shkaqe preventive për mbrojtjen e shëndetit publik nga përhapja shtesë e koronavirusit Kovid-19 në territorin grek, si dhe ndalesa për hyrje të personave në territorin grek, përveç nëse përmbushin parakushte konkrete”./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *