Lajmi i Fundit/ Kjo është Porosia e Kryediplomatit Gjerman pas Takimeve të Zhvilluara

Për tu informuar i pari kliko lartë Follow ↗️↗️⤴️

Agjencia e njohur e lajmeve, Reuters, ka shkruar për porositë e kryediplomatit gjerman, Heiko Maas, për Kosovën dhe Serbinë. Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Gjermania bëri thirrje për përpjekje më të mëdha nga Serbia dhe Kosova në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, mbi 20 vjet pasi Beogradi e humbi kontrollin ndaj ish-provincës së vet.

“Është koha e duhur që të vazhdohet procesi i normalizimit dhe të arrihen rezultate”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, gjatë një konference për gazetarë pas takimit me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, të premten në Beograd.

“Është me rëndësi që të mos zhvillohet ky dialog vetëm për hir të dialogut, duhet të ketë rezultate. Gjermania është e gatshme që të ndihmojë në këtë aspekt”, shtoi Maas.

Në anën tjetër, presidenti serb deklaroi: “Serbia nuk është duke kërkuar një arsye shfajësuese për të mos arritur kompromis, ajo beson se konflikti i ngrirë nuk është zgjidhja më e mirë, sepse dikush gjithmonë mund ta shkrijë atë.”

Ai gjithashtu shtoi se edhe përmirësimi i raporteve me Shqipërinë është i nevojshëm për një të ardhme të sigurt. “Është e qartë se serbët dhe shqiptarët do të jenë dy kombet më të mëdha (në rajon) brenda 100 viteve të ardhshme. Thelbi i progresit është në paqe”, tha Vuçiqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *