LAJMI I FUNDIT/ BE jep Lajmin e keq për këtë Vend të Ballkanit, Ja çfarë…

Uncategorized

Duket se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk do të ndodhë edhe këtë vit. Ani pse pritjet kanë qenë të larta që gjatë presidencës gjermane të Këshillit të BE-së të arrihet një gjë e tillë dhe pavarësisht plotësimit të të gjitha kritereve e takimit që pritet të mbahet gjatë javës së ardhshme.Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

“Ne në Parlamentin Evropian e kemi ngritur këtë çështje në të gjitha rastet e mundshme. Gjithashtu, edhe presidenca gjermane ka bërë presion për liberalizimin e vizave për Kosovën, kjo gjithashtu është diskutuar edhe në nivelet më të larta.

Pa dyshim që ky është një zhvillim i rëndësishëm dhe diskutime serioze janë zhvilluar në lidhje me atë se çfarë tjetër mund të bëhet, në mënyrë që të bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Kjo mund të vihet në rendin e ditës gjithashtu edhe në takimet e mbetura të kryesuara nga Gjermania, megjithatë, në këtë moment ka më shumë të ngjarë që ‘drita e gjelbër’ përfundimtare do të vijë vetëm në presidencat e mëvonshme të Këshillit. Shpresojmë që Këshilli do të sjellë një fund të suksesshëm për këtë deri në fund të vitit të ardhshëm”, thotë ajo në një përgjigje për KosovaPress.

Në mes të delegacioneve teknike Kosovë-Francë për këtë çështje, “drita e gjelbër” për vizat mund të ndodhë të vijë në fund të vitit 2021.

Së fundmi, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë për KosovaPress se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të vihet në rend të ditës në takimet e mbetura të kryesuara nga Gjermania, por liberalizimi formal i vizave mund të vijë vetëm në presidencat e mëvonshme të Këshillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *