Lajm i Shumepritur/ Te gjithe ata qe duan te punojne ne Gjermani ja çfare duhet te beni fillon nga 1 janari

Për tu informuar i pari kliko lartë Follow ↗️↗️⤴️

Nga fillimi i vitit 2020 në fuqi hyjnë rregulla të reja për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. Ligji i ri i zgjëron mundësitë për punëtorë të kualifikuar nga vende jo anëtare të BE-së, për qëllime punësimi të vijnë në Gjermani.

Të interesuarit mund të marrin vizë për kualifikim të mëtejshëm në Gjermani. Në kushte të caktuara ata mund edhe të punojnë gjatë periudhës së kualifikimit të mëtejshëm. Persona që posedojnë mjaftueshëm njohuri të gjuhës gjermane dhe mjete financiare për t’i siguruar shpenzimet e jetës.

Mund të parashtrojnë kërkesë për vizë me qëllim kërkimin e një vendi pune. Kjo vizë vlen gjashtë (6) muaj. Nxënës me diplomë të shkollës së mesme, nën moshën 25 vjeçe, mund të vijnë në Gjermani dhe të qëdrojnë deri në gjashtë (6) muaj, me qëllim aplikimi për një vend për shkollim profesional.

Nëse me diplomën e tyre kanë të drejtë të studiojnë, posedojnë njohuri të mira të gjuhës gjermane (Niveli B2) dhe kanë mjaftueshëm mjete financiare pët t’i siguruar shpenzimet e jetës. Për persona të kualifikuar mbi 45 vjeç vlejnë disa rregula tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *