Lajm i Rëndësishëm për Mërgimtarët në Gjermani, Udhëtim Falas…

Për tu informuar i pari kliko lartë Follow ↗️↗️⤴️

“KREJT DREJT KOSOVËS ME AUTOBUSË PËR NDRYSHIMIN E MADH TË 14 SHKURTIT” Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani ka organizuar udhëtime nga Gjermania për mërgimtarët që do të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, e të cilët janë përkrahës të saj.

Kjo qendër ka publikuar orarin dhe lokacionet e nisjeve që tashmë janë organizuar.

“Ne, Qëndra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjermani, kemi kënaqësinë që të ju njoftojmë se do të udhëtojmë prap së bashku në drejtim të Kosovës me rastin e Zgjedhjeve Parlamentare. Sikur herën e kaluar, UDHËTIMI DO TË JETË FALAS.” thuhet në njoftimin e qendrës së LVV në Gjermani.

Postimi i plotë:

KREJT DREJT KOSOVËS ME AUTOBUSË PËR NDRYSHIMIN E MADH TË 14 SHKURTIT

Të nderuar bashkatdhetarë,

Ne, Qëndra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjermani, kemi kënaqësinë që të ju njoftojmë se do të udhëtojmë prap së bashku në drejtim të Kosovës me rastin e Zgjedhjeve Parlamentare. Sikur herën e kaluar, UDHËTIMI DO TË JETË FALAS.

Të gjitha të dhënat mbi orarin e nisjeve të autobusëve, vendnisjet dhe kontaktet e përgjegjësve tanë në autobusë i gjeni në fletushkën e bashkangjitur. Thirrjet për rezervime mund të bëhen çdo ditë nga ora 16:00 deri në ora 20:00 dhe pranohen deri më 4 shkurt 2021.

Siç jeni ndoshta edhe ju në dijeni mbi vendimet e shteteve të Evropës për masat anti-COVID, gjatë udhëtimit do të duhet t’i përmbahemi disa rregullave. Ju kemi siguruar dezinfektues për duar dhe maska të mjaftueshme.

Po ashtu kemi vendosur që të mos i mbushim autobusët plotë me udhëtarë, në mënyrë që të mbahet një distancë e mjaftueshme mes njëri-tjetrit.

Me që personat me sëmundje të ndryshme dhe ata të moshuar janë më shumë të rrezikuar nga virusi, atyre nuk i sugjerojmë të udhëtojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *