Lajm i mire financiar per shqiptaret. Ja detajet

Uncategorized

Banka Botërore do të ndihmojë Shqipërinë me 80 milionë dollarë për t’u rimëkëmbur ekonomikisht në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë.
Shtyp reklam3n per ta lezuar artikujin e pl0te

Grupi i Bankës Botërore dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë po japin ndihmën ndaj Shqipërisë në menaxhimin e sfidave të krijuara pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit që lamë pas dhe krizës aktuale të COVID-19.

“Konsolidimi i politikave dhe institucioneve për qëndrueshmëri fiskale dhe zhvillim ekonomik është element kyç për të siguruar rimëkëmbjen e fuqishme të ekonomisë dhe rindërtim më të mirë menjëherë pasi të hiqen gradualisht kufizimet në jetën ekonomike që kanë si qëllim ruajtjen e shëndetit publik”, tha Maryam Salim, menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, shkruan Tch, përcjell Albinfo.ch.

Projekti ofron gjithashtu mbështetje në mbrojtjen e pasurive natyrore, të cilat janë jetike për sektorët kryesorë ekonomikë, përfshirë turizmin dhe bujqësinë.

Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me Bankën Botërore, kanë zhvilluar konsultime me grupet e interesit në lidhje me masat specifike që mbështeten nga kjo hua, përfshirë përfaqësues të sektorit financiar, sektorit privat, rregullatorë, njësi të qeverisjes lokale, shoqata të biznesit, agjenci të mbrojtjes së mjedisit, universitete, OJQ, shoqata të përdoruesve të pyjeve, deputetë dhe partnerë të zhvillimit. Projekti për Financimin e Politikave Zhvillimore për Qëndrueshmërinë Fiskale dhe Rritjen Ekonomike është një hua e BNRZH-së me spread fiks, me një periudhë faljeje 3.5-vjet dhe afat shlyerjeje deri në 12 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *