Kush Nderon Jete Me Kete FjaIe Do Te Futet Ne Xhenet. Thenije Profetike..!

Uncategorized

Ata që duan dhe që nuk duan të hyjnë në xhenet

I Dërguari i Allahut, (a.s.), ka thënë: “Umeti im do të hyjë në xhenet, përveç atyre që nuk duan.” Sahabët e pyetën: -O i Dërguari i Allahut! Kush nuk do të hyjë në xhenet? Pejgamberi, (a.s.), tha: “Ata që më binden mua, do të hyjnë në xhenet, ndërsa ata që më kundërshtojnë, do të thotë se nuk e duan xhenetin.” (Buhari, I’tisam 2.)

Kush Nderon Jete Me Kete FjaIe Do Te Futet Ne Xhenet

“Kush thotë si fjalë të fundit “La ilahe illallah (Nuk ka zot tjetër përveç Allahut), do të hyjë në xhenet.” (Ebu Davud, Xhenaiz 20)

Mirepo Kujdes: Ai që nuk jeton me fjalën La ilahe ilallah ska mundësi të e shqiptojë në momentet e fundit të jetës së tij, e të jetë fjala e fundit, fjala La ilahe ilallah.
Shejh Ebu Is-Hak El-Huvejni Allahu e ruajtë ka thënë :
“Disa njerëz mendojnë se shqiptimi i fjalës “La ilahe ila-Allah” është i lehtë në momentet e vdekjes. Jo jo nuk mundë ta shqipton atë në momentet e vdekjes ai që se ka realizuar në jetën e tij” Pra jeto jetën tënde me fjalën La ilahe ilallah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *