Kush jane Jexhuxh – Maxhuxhet? Shenja e madhe e Kijametit!

Uncategorized

Kush jane Jexhuxh – Maxhuxhet? Shenja e madhe e Kijametit!

Pasi dalin ata nuk lënë asgjë pa ngrënë nga të mbjellurat, bimët, frutat, kafshët, bagëtitë.Bile e pinë tërë ujin, duke mos u lënë fare njerëzve.Njerëzit janë në brengë dhe mërzi, që nuk e di kush përpos Allahut.Në këtë kohë Isa alejhi selam është gjallë në tokë, e ka mbytur Dexhallin dhe të gjithë njerëzit janë bërë besimtarë.Allahu e urdhëron Isën alejhi selam që t’i merr besimtarët dhe të izolohen në kodrën Turi në mënyrë që jexhuxhët dhe mexhuxhët të mos i arrijnë ata.

Isa alejhi selam dhe besimtarët arrijnë në kodrën Tur, i luten Allahut sinqerisht dhe kërkojnë strehim tek Ai që ta shpëton tokën prej jexhuxhëve dhe mexhuxhëve.Gjatë kësaj kohe jexhuxhët dhe mexhuxhët shkatërrojnë në tokë çdo mirësi dhe begati.Kur jexhuxhët dhe mexhuxhët shikojnë rreth tyre e shohin se s’ka mbetur askush dhe thonë: I mundëm banorët e tokës dhe na kanë mbetur banorët e qiellit.

Secili prej tyre e merr shtizën e tij dhe gjuan në drejtim të qiellit .Ato u kthehën me gjak, mirëpo nuk e kanë mbytur askënd prej banorëve të qiellit .Duke rënë në këtë sprovë ata thonë: “I mundem banorët e qiellit”.Perderisa këta janë në këtë gjendje të shkatërrimit dhe mashtrimit, Allahu ua dërgon disa krimba dhe i mbysin të gjithë.Allahu ka mundësi që t’i fundos në tokë, t’i dënoj me zjarrë ose ta dërgon Xhibrilin alejhi selam që t’i shkatërroj ata .Mirëpo Allahu ju dërgon disa krimba të vogël si nënçmim për ta .

Në këtë kohë Isa alejhi selam thotë:”E dua një burrë që e llogarit vetën e tij për në rrugën e Allahut, që të dal të shikon dhe të vie të na tregoj se çka ka ndodhur me jexhuxhët dhe mexhuxhët.Del një burrë besimtar për të shikuar, sheh se të gjithë kanë vdekur dhe se toka ka marrë një erë shumë të keqe nga kufomat e tyre.

Kthehet ky besimtar dhe e përgëzon Isën alejhi selam dhe vëllezërit e tij besimtarë.Ata bien në sexhde si shenjë falendërimi për Allahun.Pastaj Isa alejhi selam lutet që Allahu ta pastron tokën nga kufomat e tyre.Allahu i dërgon disa zogj nga qielli që i marrin trupat e tyre .Pastaj Allahu lëshon shi nga qielli, e pastron tokën me të dhe kthehet toka në formë të bukur.Më pas Isa alejhi selam me besimtarët bëjnë jetë me të mirë dhe të qetë. Allahu e urdhëron tokën që t’i nxjerrë bereqetet e saj dhe qiellin poashtu.Përhapet siguria në tokë, dërisa edhe ujku luan me delët dhe nuk i ha, sikurse që fëmijet luajn me gjarpërinjë dhe nuk i demtojnë ata.

Libri:Akidetu Et­-Tiflul Muslim

Autori:Shejh Mahmud El-­Misri Përktheu :Hoxhë Lulzim Kabashi
Per me shume ndjek videon ne vahdim:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *