Ku Ndodhet Xheneti ?

Uncategorized

Ku Ndodhet Xheneti ?

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “…ndërkohë që ai e ka parë atë edhe një herë tjetër, te Sidretul Munteha-ja, ku ndodhet Xheneti i Strehimit”.(En-Nexhm, 13-15).(Sidretul Munteha është një pemë e madhe në të majtë të Fronit Hyjnor, mbi qiellin e shtatë. Atë e mbulojnë engjëj dhe mrekulli të ndryshme të Zotit. Aty ndodhet edhe Xheneti i Strehimit, ku strehohen shpirtrat e dëshmorëve dhe të besimtarëve të devotshëm.)Ky ajet verteton se Sidretul Munteha është sipër qiellit. Ai vend ka marrë këtë emër, sepse aty mbaron dhe kapet ajo cfarë zbret prej Allahut dhe prej aty mbaron dhe kapet ajo cfarë ngjitet tek Allahu.

Allahu i Madhëruar ka thëne: “Në qiell është furnizimi juaj dhe gjithcka që ju është premtuar.” ( Edh-Dharijat,22).Muxh’ahidi, e komenton shprehjen “ gjithcka që ju është premtuar” me Xhenetin. Ibn Mundhiri, duke transmetuar nga Muxh’ahidi, e përmend argumentin e tij, duke thënë se: “Ai është Xheneti dhe Zjarri”. Ky mendim ka nevojë për koment, sepse Zjarri është në “Esfeles Safiline”, në vendin më të ulët, në vendin e më të ulëtëve dhe jo në qiell. Ky është kuptimi i asaj që ka thënë Muxha’hidi në transmetimin e Ibn Ibu Nuxhejhit dhe i asaj që ka thënëEbu Salihu nga Ibn Abasi se:”E mira dhe e keqja vijnë nga qielli”. Kuptimi i kësaj është se shkaqet e hyrjes në Xhenet ose në zjarr janë të paracaktuara në qiell prej Allahut të MAdhëruar.

Abdullah Ibn Selami ka thënë: ” Me të vërtetë krijesa më e respektuar tek Allahu është Ebul Kasim (Muhamedi ﷺ) dhe ska dyshim se Xheneti është në qiell.”Gjithashtu Ibn Selami ka thënë:” Xheneti është sipër qiellit të shtatë dhe Allahu do ta vendosë atë ku të dojë Ditën e Gjykimit. Kurse Xhehenemi është në tokën e shtatë”.Muxh’ahidi ka thënë:” Pyeta ibn Abasin:” Ku është Xheneti?” Më tha: – “është sipër shtatë qiejve”. Thashë: “Ku ndodhet zj’arri?” Më tha : ” Poshtë shtatë deteve, që qëndrojnë sipër njeri tjetrit”.Tek të dy librat e saktë të përmbledhur të haditheve është vërtetuar se I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: ” Xheneti është njëqind shkallë i lartë.Largësia midis dy shkallëve të tij është sa largësia midis qiellit dhe tokës”.

Kjo tregon për lartësinë e madhe të Xhenetit dhe Zoti e di më së miri cdo gjë. Xheneti është si një kupolë, pjesa e qëndrës së tij, ajo më e larta dhe më e gjera është Firdeusi, kurse tavani i tij është Arshi, ashtu sic thotë Profeti në një transmetim të saktë: ” Nëse i kërkoni dicka Allahut kërkojini Firdeusin, sepse ai është qëndra dhe vendi më i lartë i Xhenetit, kurse e sipermja e tij është Arshi (froni) i Mëshiruesit, nga ku shpërthejnë lumenjtë e Xhenetit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *