Jo Vetëm Pensionistët/ Qeveria Miraton Një Tjetër Shpërblim Për Vit Të Ri, Ja Kush E Përfiton

Për tu informuar i pari kliko lartë Follow ↗️↗️⤴️

Pas pensionistëve të cilëve iu akordua një shumë prej 50 mijë lekësh të vjetra si shpërblim nga qeveria, tashmë dhe dy kategori të tjera do të përfitojnë për fundvit.

Mësohet se dhe mjekët së bashku me punonjësit e Policisë së Shtetit do të marrin gjithashtu një shpërblim me rastin e festave. Shty pe r3k 1am3n më poshtë për të lexuar lajmin e plotë:

VENDIMI I PLOTE:Nr. 1044, datë 18.12.2020 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:

Në fund të pikës 9, të vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: “Përjashtimi kufizues sa më sipër nuk aplikohet për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e Policisë së Shtetit, mënyra e pagesës së të cilave përcaktohet, përkatësisht, nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *