Informacion shumë i Rëndësishëm për Mërgimtarët që Udhëtojnë nga Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas

Për tu informuar i pari kliko lartë Follow ↗️↗️⤴️

Ambasada e Kosovës në Gjermani sapo ka publikuar rregullat e reja të udhëtimit. Me masat e reja, ka shtrëngim të masave, sidomos në udhëetime.
Udhëzime për të gjithë udhëtarët që udhëtojnë nga Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas: Detyrim për testim para udhëtimit (të sërishëm) hyrës nga Kosova për në Gjermani. Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Kosova edhe më tej në Gjermani është kategorizuar si rajon me rrezikshmëri të lartë për COVID-19. Me rastin hyrjes në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – nëse keni qëndruar në një rajon me rrezikshmëri të lartë brenda 10 ditëve të fundit para udhëtimit vlenë:

• DETYRIMI PËR TESTIM: Udhëtarët, të cilët në 10 ditët e fundit para udhëtimit hyrës kanë qëndruar në Kosovë, duhet që para hyrjes në Gjermani të paraqesin një rezultat negativ të testimit për COVID-19, i cili duhet të jetë bërë jo më herët se 48 orë.
• REGJISTRIMI I UDHËTIMIT HYRËS: para udhëtimit ju duhet të regjistroheni në www.einreiseanmeldung.de dhe të mbani me vete një dëshmi të regjistrimit.

• DETYRIMI PËR IZOLIM: Pas hyrjes në Gjermani duhet të vendoseni menjëherë në destinacionit tuaj, aty parimisht t’i nënshtroheni karantinës/vetë-izolimit 10-ditor. Me rëndësi: Detyrimi për izolim nuk mund më të zëvendësohet me një test të bërë para, ose menjëherë pas hyrjes në Gjermani, por mund të shkurtohet vetëm nga një rezultat negativ i një testi COVID-19, i bërë më së heri në ditën e pestë të karantinës (Strategjia dy teste).
• Me rëndësi: Rregullat e izolimit nuk nënkuptojnë heqje, apo zbutje të masave kufizuese të udhëtimit, të kushtëzuara nga COVID-19. Ju lutemi informohuni lidhur me kufizimet e udhëtimeve që vlejnë për Kosovën: Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

• Aktualisht nënshtetasit e huaj nga vende, të cilat nga ECDC janë kategorizaur si „vende me rrezikshmëi të lartë“, me rastin e udhëtimit në Kosovë duhet të paraqesin një test negativ për COVID-19 (Test PCR, mostra e të cilit është marrë më së shumti 72 orë para udhëtimit). Kjo vlenë edhe për udhëtarët nga Gjermania.

• Nënshtetasit kosovarë, pavarësisht vendbanimit, janë të obliguar që para udhëtimit hyrës, të paraqesin një test aktual negativ për VOCID-19 (Test PCR, mostra e të cilit është marrë më së shumti 72 orë para udhëtimit), ose t’i nënshtrohen një vetë-izolimi/karantine prej 7 ditor/e.
Ministria e Jashtme Federale edhe më tej paralajmëron shmangjen e udhëtimeve jo të domosdoshme në rajonet me rrezikshmëri të lartë. Në qoftë se megjithatë planifikoni të udhëtoni, kujdesuni patjetër, që dokumentet gjermane të udhëtimit, si pasaporta, letërnjoftimi, gjegjësisht titulli i lejeqëndrimit tuaj të kenë vlefshmëri të mjaftueshme, edhe në rast se udhëtimi i juaj kthyes shtyhet pa parashikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *