I Riu Që Sfidon Gravitetin, Kapërcen Pengesën Mbi 1.5 M

Kuriozitet

Një video që është duke qarkulluar në rrjete sociale, shfaq një të ri duke sfiduar gravitetin – derisa kapërcente pengesat e lartësive të ndryshme.
Bëhet fjalë për Emmanuel “Ray Ray” Wells Jr që vijon studimet në universitetin e Washingtonit, dhe që është filmuar duke kryer me sukses një ushtrim të kërcimit – ku në pengesën e fundit arrin të kërcej në ajër mbi 155 centimetra, transmeton Telegrafi.
Videoja është filmuar më 29 shtator, ku shihet se si 22-vjeqari pa ndonjë problem arrin ta kapërcej edhe pengesën më të lartë – prej mbi 155 centimetra.
E pasi u bë virale dhe u duartrokit i riu për aftësitë e tij të jashtëzakonshme, kanë filluar edhe etiketime të ndryshme në llogari të tij.
Disa e cilësuan si karakterin e video-lojës së njohur “Super Mario”, që kërcen nëpër terrene të ndryshme në lartësi të mëdha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *