I Dha 50 Euro Policit Në Rinas Per Te Kaluar Kufirin, Ja Cfare I Ndodhi 24-Vjeçarit Shqiptar

Për tu informuar i pari kliko lartë Follow ↗️↗️⤴️

Si rezultat i masve kufizuese dhe shtimit të kontrolleve në zbatim të masave parandaluese për moslejimin e udhëtimit drejt Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

vendeve të BE-së të atyre shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arestuar në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasin L. L., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se ai nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin.

Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, të mos ndërmarrin asnjë veprim të kundërligjshëm, të mos përpiqen për të korruptuar punonjësit e Policisë pasi do përballen me ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *