Gjermania merr Vendimin e ri, Ja çfarë do ndodhë me Aeroportet

Lajme

Gjermania ka rënë dakord që t’i japë më shumë ndihma financiare aeroporteve, në përpjekje për të shpëtuar vende të punës dhe ruajtur infrastrukturën, pasi Cov,id – 19 po vazhdon të godasë industrinë e aviacionit. Berlini do të diskutojë mundësitë financiare me shtetet për aeroportet në javët e fundit.

Rënia e numrit të pasagjerëve nënkupton se 25-30% të 180,000 vendeve të punës në aeroportet e Gjermanisë janë nën rrezik, sipas Ministrit të Transportit, Andreas Scheuer.

Aeroporti i ri i Berlinit u hap të Shtunën e kaluar, ndërkohë që industria e aviacionit po has vështirësi për mbijetesë dhe nuk pritet të gjenerojë të ardhura për të paguar të gjithë borxhet.

Industria Gjermanie ka kërkuar për kompensim deri në 1 miliardë euro, për të mbuluar kostot e mbajtjtes së aeroporteve të hapura, edhe nëse nuk ka trafik prej karantinës. Qeveria po vlerëson mundësitë e mbulimit të humbjes në të ardhura, për të parandaluar rritjen e madhe të tarifave për linjat ajrore, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.

Qeveria kërkon gjithashtu të zgjerojë itineraret e gjata, që janë përfituese për kompanitë, por janë pezulluar kryesisht prej Covid-19.

Për ta bërë këtë, autoritetet po planifikojnë regjime të testimeve dhe karantinës me zyrtarët e shëndetësisë. Mbështetjet për sektorin e aviacionit ndryshon tek shtetet në Evropë, me Gjermaninë dhe Francën që janë kontribuesit më të mëdhenj nëpërmjet ndihmave tek Lufthansa dhe Air France.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *