Elhamdulilah..!? Në Këtë Vend Shumë Afër Shqipërinë Hapet Xhamia E Parë Pas 200 Vitesh..!

Uncategorized

Në këtë vend shumë afër Shqipërinë hapet Xhamia e parë pas 200 vitesh: Allahu sjelltë të mira në këto kohë të zeza!

Pas disa vitesh vonesash buro kratike, shkurtime fondesh dhe opozicion nga grupe fetare dhe politike, xhamia e parë e financuar nga shteti është hapur dje në Athinë, që prej vitit 1833.Dhjetëra mijëra muslimanë nga vende si Pakistani, Siria, Afganistani apo Bangladeshi jetojnë në Athinë, por kryeqyteti nuk kishte një xhami zyrtare që prej largimit të pushtimit Otoman rreth 200 vjet më parë.

Planet për ndërtimin e një xhamie në Athinë kishin nisur prej vitit 1890 por u deshën dekada të tëra që ato të materializoheshin, prej kundërshtimeve në vendin ortodoks ku dominon nacionalizmi, burokracia e ngadaltë dhe më së fundmi kriza 10-vjeçare financiare.

Mes epidemisë së koronavirusit, vetëm një numër i kufizuar besimtarësh që mbanin maska dhe distancë nga njëri-tjetri, morën pjesë në lutje.

“Është një moment historik për komunitetin musliman të Athinës, kishin kaq kohë që luftonim për diçka të tillë”, thotë Heider Ashir, anëtar i këshillit drejtues të xhamisë. “Falë Zotit më në fund kemi një xhami të hapur dhe mund të lutemi lirisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *