E PAPRITUR/ Molliqaj e Paralajmëron Kurtin

Për tu informuar i pari kliko lartë Follow ↗️↗️⤴️

Udhëheqësi i PSD-së, Dardan Molliqaj është tejet i drejtpërdrejt në konfrontim me figura të ndryshme politike e sidomos me ish-bashkëpartiakët e tij të Vetëvendosjes. Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Molliqaj në një intervistë për media ka folur gjerë e gjatë për qeverinë në ardhje që mendohet se do të jetë ajo e Kurtit, duke thënë se demokracia është në rrezik.
Ai i ka paraqitur si rreziqe afatshkurtër që është demokracia, afatmesëm është ekonomia dhe afatgjatë marrëdhënien e jashtme, nëse Kurti vie në pushtet.

“Është e nevojshme që të jemi vigjilent, të reagojmë dhe të shpjegojmë sa më shumë që është e mundshme. Aktualisht jemi të vetmit ata të cilët kanë shpjegimin e duhur edhe politik edhe teorik për qeverisjen që po vjen. Problem të brendshëm afatshkurtër e shohim çështjen e demokracisë, pasi siç e keni parë edhe slogani i tyre është kërkesë që t’i kenë të gjitha. Praktikisht tendenca është që të shndërrohet në parti shtet.

Nuk është fjala me e marrë qeverisjen, ideja është me e marrë shtetin në kuptimin e asaj që prej presidencës, te kryeministri, kryetari i Kuvendit, të shumica në Kuvend e deri te secili agjencion, deri të secila ndërmarrje publike do të jetë në duar të një partie që praktikisht është në duart e një individi. Kjo ka rrezikun demokracisë shumë të madh, shumë të lartë”, ka thënë Molliqaj.

I pari i PSD-së ka paralajmëruar se për të ndalur një keqqeverisje të mundshme të Kurtit, ky i fundit do të mund të përballet me aksione edhe me të ashpra se të Vetëvendosjes dikur.
“Nëse e kemi “zajednicën” do të ketë ndoshta edhe më shumë se përpara, sepse tashmë është e qartë se mund të ketë edhe zgjidhje tjera, tashmë është e qartë që ai subjekt e ka kundërshtu dyfish “zajdenicën”.

Pra, është dyfish më shumë se dikush tjetër ka qenë gati për “zajednicën”, ta zëmë LDK. Sigurisht që reagimi duhet të jetë hale më i madh edhe për shkak të fuqisë tyre që mund ta kenë elektorale për t’i parandalura këto procese.

Jo për inat të tyre e as për fiksime tona, por për shkak se ne besojmë fuqishëm se ai proces Kosovën e lënë në ‘status quot’, sepse procesi i negocimit me Serbinë, ku rezultat mund të ketë “zajednicë” ose asociacion, si doni ta quajmë, nuk e zgjidhe problemin përfundimtarë me Serbinë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *