E PAPRITUR/ Ky është Vendimi i Ri në Gjermani

Uncategorized

Situata e pandemisë në Gjermani është në nivele shqetësuese. Kjo detyroi kancelaren Angela Merkel të zhvillojë një mbledhje me ministrat, me qëllim forcimin e mëtejshëm të masave. Mirëpo, siç raportojnë mediat vendase gjatë diskutimeve ka pasur kundërshtime, dhe pritet që vendimet të merren javën e ardhshme.

Pas pesë orësh diskutime kancelaria informoi publikun gjerman përmes një konference për shtyp, përcjell abcnews.al.

Ajo tha se vala ishte thyer, por ende nuk kishte ndryshim të trendit. Sipas saj është e rëndësishme që numri i incidencës shtatë ditore të ulej në 50.

Angela Merkel tha po ashtu se do të vendosin që të karantinohen edhe ata persona të cilët kanë sëmundje të frymëmarrjes ose simptoma të ftohjes të cilët nuk janë të infektuar me Covid.

Ajo shpjegoi se ata nuk mund të dalloheshin nga pacientët me koronavirus dhe duhej të kontaktonin mjekun e tyre i cili do të vendoste nëse një karantinë ishte e nevojshme. Mjekët gjithashtu do të vendosnin nëse duhej të bëhej një test për virusin.

Kujtojmë se në Gjermani është duke u aplikuar karantina e pjesshme ku janë mbyllur vetëm aktivitetet argëtuese dhe kulturore. g.v/abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *