E PAPRITUR/ Ja çfarë u Zbulua në ITALI

Për tu informuar i pari kliko lartë Follow ↗️↗️⤴️

Një vatër e variantit britanik të koronavirusit u zbulua në Itali, në një qytet në veri të vendit dhe ekspertët kërkuan një vëmendje të veçantë për përhapjen e varianteve të reja. Shty.pe rek.lam.en per ta le.xuar laj.min e plote me poshte

”Më 24 janar, 24 persona, nxënës dhe mësues, rezultuan pozitivë në një shkollë në Corzano, një lokalitet me rreth 1 400 persona në veri të Italisë, dhe autoritetet lokale të shëndetësisë vendosën të testojnë 189 persona shtesë, raste kontakti”, sipas një njoftimi për shtyp, transmeton AFP, përcjell Albinfo.ch.
Shty.pe rek.lam.en per ta le.xuar laj.min e plote me poshte

Nga këto 189 persona, 139 u testuan pozitiv, por vetëm një u shtrua në spital, të tjetër nuk kanë pasur simptoma.
Duke parë këtë shifër të lartë, autoritetet shëndetësore kërkuan gjurmimin e mostrave të caktuara.
“Katërmbëdhjetë mostra u gjurmuan dhe të 14-ta rezultuan pozitive me variantin britanik”, vijon komunikata.
Fondacioni shëndetësor shkencor ”Gimbe” paralajmëroi kundër një rifillimi të lehtë të kontaminimeve në Itali, duke theksuar rrezikun e varianteve të reja.

“Krahasuar me javën e mëparshme, në nëntë rajone kemi regjistruar një rritje në përqindjen e rasteve të reja”, theksoi ”Gimbe” në një deklaratë, duke cituar shifrat për javën e 27 janarit deri në 2 shkurt.
“Këto sinjale na ftojnë të ndjekim me shumë kujdes përhapjen e varianteve të reja duke rritur gjurmimin e virusit kur zbulohet një rritje anormale e rasteve të reja”, sipas të njëjtit burim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *