ÇKA NËSE DO TË JENI NJË HAP NGA XHENETI, DHE PASTAJ DO TË KTHEHENI PËR SHKAK TË KËSAJ?‎

Uncategorized

Imagjinoni se do ta takoni Allahun, se gjithçka ka shkuar mirë, dhe keni arritur para hyrjes së ‎xhenetit. Mirëpo, atëherë Allahu do t’ua zbulojë personat ndaj të cilëve ju keni bërë mëkate.‎‎- Personin me të cilin jeni tallur në mënyrë të ndaluar.‎‎- Personin të cilin e keni përgojuar, sepse këtë në ndejë edhe të gjithë të tjerët e kanë bërë.‎ Personin me të cilin jeni grindur dhe ndaj të cilit e keni ngritur zërin.‎‎- Personin me të cilin keni diskutuar në mediat sociale.‎

‎Personin për të cilin keni dyshuar.‎‎- Personin për të cilin keni menduar se është më mëkatar se ju, ashtu që jeni shmangur duke ‎menduar se keni të drejtë.‎Që është edhe më keq, çka nëse ata janë personat që ju kanë dashur juve ose personat që ‎Allahu i ka vënë nën mëshirën tuaj?‎Çka nëse ata janë vëllai / motra juaj që ishin aty kur kishit nevojë, kurse ju i keni zhgënjyer?‎Në atë moment, a mendoni se ia vlente nëse keni dalë fitues në grindjeje? Që keni fituar një ‎dollar shtesë apo edhe me mijëra? Ajo shakaja a ishte vërtet aq qesharake?

Këmbëngulja juaj ‎në egon e pamposhtur a vlente sa humbja e xhenetit?‎E di që ky status është i ashpër, por mendoni për të me kujdes dhe thellë.Kur ta takoni Allahun ‎e Gjithëmëshirshëm në Ditën e Gjyk’imit, le të jetë ajo në atë mënyrë që duhet të përgjigjeni ‎vetëm për mëkatet tuaja personale.Allahu mund ta falë çdo mëkat që keni kryer nëse ‎pendoheni sinqerisht. Por kur vjen puna për mëkatet ndaj njerëzve të tjerë, Allahu do t’ua japë ‎atyre plotësisht të drejtën e tyre. A e dini pse? Sepse Ai nuk është më Mëshirëbërësi vetëm ‎për ju, por edhe për njerëzit ndaj të cilëve keni bërë mëkat.‎I lutem Allahut të Gjithëmëshirshëm të na i falë të gjitha mëkatet që kemi bërë ndaj të tjerëve, ‎edhe ato që i kemi bërë ndaj vetvetes duke u larguar nga udhëzimi i Tij. Amin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *