Cka Eshte Islami Dhe Cilat Jane Shtyllat E Tij?

Uncategorized

Përkufizimi gjuhësor i fjalës Islam:Fjala Islam gjuhësisht domethënë nënshtrim, dorëzim dhe përulje.Përkufizimi fetar i fjalës Islam:Islam në terminologjinë fetare domethënë: “Dorëzim ndaj Allahut me Teuhid, nënshtrim në bindje ndaj Tij dhe largim nga shi’rku dhe ithtarët e tij”.Islami në kuptimin e përgjithshëm dhe në kuptimin e veçantë:Islami në kuptimin e përgjithshëm domethënë:

“Adhurimi ndaj Allahut nëpërmjet asaj që Ai e ka ligjësuar që nga dërgimi i pejgamberëve deri në Kijamet”.Islami në kuptimin e veçantë është ajo me të cilën ka ardhur Muhamedi alejhi selam.Shtyllat e Islamit

Shtyllat e Islamit janë pesë:Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.Falja e namazit.Dhënia e zekatit (lëmoshës së detyrueshme).Agjërimi i ramazanit.Kryerja e haxhit, për atë që ka mundësi.Shtyllat e Islamit janë dy llojesh:Shtylla pa të cilat nuk mund të qëndrojë Islami, ndryshe quhen “shtylla thelbësore”, të cilat janë:Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.Falja e namazit.Shtylla pa të cilat nuk mund të plotësohet Islami, ndryshe quhen “shtyllaplotësuese”, të cilat janë:

Dhënia e zekatit (lëmoshës së detyrueshme).Agjërimi i ramazanit.Kryerja e haxhit, për atë që ka mundësi.Argumenti për shtyllat e Islamit:Thënia e të Dërguarit të Allahut alejhi selam: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, pastaj falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe kryerja e haxhit.” [Muslimi].

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *