Cfarë Është Nijeti Dhe Si Bëhet Ai?

Uncategorized

Cfarë është nijeti dhe si bëhet ai?Nijeti (qëllim) është një nga elementet kryesorë që një vepër e mirë të pranohet prej Allahut. Ai duhet të jetë vetëm për të arritur Kënaqësinë e Allahut me anë të asaj vepre. Vendi i nijetit është zemra. Nuk lejohet që nijeti të shqiptohet (me përjashtim të nijetit të haxhit dhe umres) sepse i Dërguari i Allahut alejhi selam dhe shokët e tij nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe nëse ju e mbani të fshehtë fjalën tuaj, apo e nxirrni hapur atë, padyshim që Ai është i gjithëditur për gjithçka në gjokse (të njerëzve).” ( Mulk: 13) I Dërguari i Allahut,Muhamedi ﷺ,për këtë ka thënë:“Veprat vlerësohen sipas nijetit (qëllimit). Çdo personi i takon ajo që ka pasë për qëllim …” (Transmeton Buhari dhe Muslimi.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *